
Sa herë një shkodran dëgjon fjalen Bypass, mendon për bypass-in e zemrës por edhe për bypass-in e shumë pritur për hyrjen e qytetit të Shkodrës. Pikërisht investimin e plotësimit të bypassit lindor me atë perëndimor, që do të zgjidhte një herë e mirë trafikun për qytetin e Shkodrës. Bypass-i perëndimor i realizuar pak vite më parë nuk ka as ndriçim e ditë pas dite po amortizohet nga lënia në harresë.
E megjithëse projekti i zbatimit për Bypass-in lindor Shkodër, për ARRSH, është i gatshëm që në 2017, biles me dy variante, akoma nuk ka një dritë jeshile për gjetjen e financimeve të këtij projekti kaq strategjik për lehtësimin e qarkullimit në hyrje – daljen e qytetit më të madh në Veri, dhe lidhjen kryesore të transportit rrugor të Shqipërisë me BE.
Edhe pse ka akoma në sirtar projekte të pazbatuara, qeveria Shqiptare përmes ARRSH sot shpalli fillimin e projektimit të bypass-it të rradhës, pas atij të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Beratit… në Elbasan, me një vlerë prej 81.4 mln lekë.
Ndërkohë që pamjet 3D të projekteve “që do të vijnë” në Shkodër, “pas marrjes së bashkisë nga PS”, nuk justifikojnë mos përfundimin e projekteve të investuara me paratë dhe në shërbim të qytetarëve, të filluara vite më pare, siç është projekti i bypass-it perëndimor, i cili akoma nuk ka zgjidhur se ku dhe si do të kalojnë këmbësorët e shumtë që vizitojnë “parkun e Bixhistenit” e Liqenin e Shkodrës… /Nga Bekim MEMA, publikuar në Facebook/