Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BEDRI ISLAMI – Tri përparësitë e Benet Becit dhe enigma që do të zgjidhet pas dy vitesh…

ShkodraWeb 14 August, 2023
benet beci edi rama elisa spiropali 2023

Benet Becin banorët e Shkodrës e besuan me 14 maj. Në mënyrë plebishitare, aq sa edhe mendja më optimiste nuk e kishte besuar. E besuan edhe Spiropalin.

Të parin me qetësinë dhe mirëdashjen e tij, të dytën me karizmin dhe hovin e pabesueshëm në të cilën bëri fushatën e saj. Për të parin ishte kthim në vendlindje, ku fisi i tij zëmadh jeton prej një kohe të largët, të dytën si figurën politike që nuk përtoi të marrë përsipër një betejë elektorale ku të gjithë të tjerët kishin dështuar.

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, tani, pas tri muajve, ka krijuar tri përparësitë e tij.

1.Ndoshta ditët e para të drejtimit është menduar se gjëja më e vështirë për të ka qenë të jetë i pranishëm. Ai e ka arritur këtë. Nëse gjatë fushatës kjo ishte fillesa e asaj që mendohej se mund të ndodhte, tani po ndodh. Ka dëshirën të prekë punët që ka marrë përsipër dhe e bën këtë.

Nëse mëngjesi fillon me ecjen e tij drejt godinës kryesore të bashkisë, pjesa tjetër e ditës, e ndarë në orë të zgjatura, e gjen në gjithë kantieret e hapura. Si të thuash, i prek me dorë, kthehet aty ku ka qenë një ditë më parë dhe e ndjek vazhdimin.

Më treguan një shembull: drejtuesi i policisë bashkiake, i njëjti që ishte edhe më parë, kishte detyrën që të lironte trotuaret e zëna. Një batërdi ishte. Të ndryshohej gjendja ishte e domosdoshme. Secili qytetar e di se është e vështirë të lëvizësh mes mallrave të vendosura në trotuare, ku rruginat e vogla të zënë frymën.

Benet Beci, duke rishikuar punën që ishte bërë vuri re se në mjedis tregtar mallrat nuk ishin hequr. Rruga vazhdonte të ishte e zënë. Drejtuesi i policisë bashkiake u justifikua se pronari i kishte thënë se “ kam folur me kryetarin”. U urdhërua të shkojë përsëri dhe të zbatojë ligjin. Mbi ligjin nuk është kryetari.

Të jesh i pranishëm do të thotë të bëhesh edhe më tej i besueshëm.

2.Benet Beci nuk është krijesë e politikës. Nuk është politikan klasik, si jemi mësuar të shohim këtë qenie të habitshme. Ai ka ardhur në politikë, pasi e ka formuar emrin e tij në punë të tjera.

Më tepër si drejtues i projekteve të ndjeshme, se sa debutues i pafund. Ndoshta kjo e ka bërë të besueshëm. Edhe për ata që nuk mendoj se e kanë votuar.

Zyra e tij është e hapur. Nuk e di kohën kur pret qytetarë, nuk e ndjek dot atë, por njerëzit sjellin dëshmi të ndryshme.

Mjaft prej atyre që e takojnë nuk e kanë votuar thuajse asnjëherë të majtën në Shkodër. Ndonjëri ka pasur edhe alergji ndaj saj. Të ardhur nga familje që kishin kaluar kalvarin e diktaturës, edhe pse nga familje të njohura dhe me zë të qytetit, ata e kishin besuar të djathtën, edhe kur ishin thyer keq në besimin e tyre.

Kishin dashur të besojnë se gjërat mund të ndryshojnë, por asgjë nuk kishte lëvizur.

Benet Beci u ndjell besim. Si askush tjetër që në këto 30 vite ka drejtuar në atë bashki. Është e natyrshme që të dy palët kërkojnë më të mirën për qytetin, por, nëse njëra palë ka idetë, duhet edhe pala tjetër, që ka fuqinë të realizojë idetë e tyre.

Ata e shohin që Shkodra po ndryshon. Është bërë më e gjallë, ka më shumë jetë, më e pastër. Vërtet ende nuk janë hapur kantieret e mëdha, por gjithçka, edhe të mëdhatë, nisin nga gjërat e vogla. Nëse qyteti është më i jetuar, edhe mos votuesit e Becit e kanë dashur këtë. Nëse nuk është, edhe në verë, një qytet i heshtur, kushdo e do qytetin përmes jetës.

Nëse kalaja e Shkodrës, ku janë mijëra vite histori ishte një atraksion për pak vetë, tani është bërë vendi i vizitave të shumta, më shumë se 7 mijë vetë në vetëm tre muaj, ku zhvillohen festivale, ka netë të muzikës shkodrane, muzeun me rreth 2 mijë objekte.

Shkodrën në lëvizje e duan edhe ata që nuk e besuan, ose e besuan shumë vonë Benet Becin. Këto njerëz, që prej viteve quheshin të djathtë tradicionalë, të arsimuar dhe të ditur, i janë afruar natyrshëm kryetarit të ri të bashkisë, si ndaj një njeriu ku mund të ndjehesh aq mirë, sa me vet veten.

Benet Beci ka thënë se jam përfaqësues i së majtës, por bindjet e mia qytetare janë përtej gardhit të partive. Të besosh këtë është gjëja më e vështirë, por njerëzit kanë filluar të besojnë. Kjo është përparësia e tij. Ndryshimi mes tij dhe atyre që e kanë qeverisur duke mbajtur në duar porositë e shefit të partisë.

3.Para kryetarit të ri të bashkisë ka shumë gjëra për të bërë. Plani rregullues i qytetit, i afruar gjatë fushatës sheh një qytet ndryshe, me shtrirje më të gjerë, me objekte që të tërheqin, por edhe të lehtësojnë jetën. Qarkullimi i mjeteve është ndoshta më kryesori në një afat të shkurtër. Por, edhe më i vështiri.

Rrethinat e qytetit, liqeni, zgjatimi i rrugës drejt një qendre të re turistike, si fshati Zogaj, buzë liqenit, hapja e një pike të re kufitare, janë edhe përtej mundësive të bashkisë, por , jam i pranishëm, edhe skeptikët kanë filluar të besojnë se mund të bëhet e gjithë çfarë ishte menduar.

Pra, ai po bëhet i besuar. Nuk e kam fjalën këtu për merhumët e një politike arrakate, kob ndjellëse apo ndarëse. Të tillë ka çdo qytet. Edhe Shkodra, ku humbja e 14 majit ende nuk i ka sjellë në vete ata që ishin mësuar të fitonin Shkodrën pa bërë asgjë.

ÇfaRË DO TË BËHET?

Dhe kjo sjell enigmën që do të zbulohet pas dy viteve. Cilën enigmë? Pas dy viteve do të jenë zgjedhjet e reja politike. Do të vendoset për parlamentin e ardhshëm, ku shpresoj të zgjidhen deputetë më të mençur, më me dinjitet dhe më të ndershëm.

Si do të votojë Shkodra? Do të ketë përsëri ajo përparësinë shokuese me mbi 12 mijë vota ndaj kundërshtarëve të përhershëm të saj, në qytetin e quajtur bastion të së djathtës? Do të votojnë ata për të majtën, apo besimi i tyre ishte deri këtu, deri te Benet Beci.

Nëse do të ndodhë përmbysja e besimit, atëherë do të thotë se Shkodra , edhe pas dy viteve, besoi njeriun, por jo forcën politike që e delegoi. Besoi te aftësitë e një njeriu që kishte emër në menaxhimin e punëve, por jo në idetë e së majtës.

Kjo, më shumë se e Becit, është sfida e Edi Ramës dhe, sidomos e Spiropalit.

Nëse do të ketë përmbysje, kjo do të thotë se, edhe pas dy viteve, besimi i qytetarëve shkodranë nuk shkoi drejt së majtës, por drejt një njeriu të vetëm. Do të thotë që njeriu e mundi partinë që e delegoi. Nuk duhet të ndodhë kështu. Gjërat duhet të lëvizin. Sa më shpejt, aq më mirë. Nëse do të ketë heshtje, atëherë kjo do të sjellë humbjen e besimit. Edhe vetë figura e kryetarit të bashkisë, ndërsa do të duket se po rritet, do të zvogëlohet.

Bashkia e Shkodrës, ashtu si ka nevojë përdorën dhe mendjen e kryetarit të saj, po kaq, ndoshta edhe më shumë, ka nevojë për dorën e qeverisë. Jo përmes premtimeve boshe dhe disi cinike, si ato për rrugët e reja që do të ndërtohen drejt Shkodrës, ku në 10 vite asgjë nuk ka ndodhur, por lëvizje konkrete, të prekshme, që lehtësojnë jetët njerëzore.

Nëse sot, nga mungesa e rrugëve, për të shkuar nga Shkodra në Tiranë, më pak se 100 km, duhen 4 orë, qytetarët nuk lehtësohen nga hartat digjitale, por gjërat konkrete.

Elisa Spiropali, që jo rastësisht mundi Berishën në folenë e tij të besimit, ka kohën e saj për të ecur më tej drejt së mirës dhe realizimit të projekteve , për të cilat qyteti ka të domosdoshme mbi jetesën.

Nëse Shkodra e besoi një herë, si askënd tjetër, ajo ka kohën të kthejë besimin në gjëra të prekshme, konkrete dhe të dëshiruara.

Nëse nuk ndodh kjo, atëherë një njeri i vetëm, shefi i sotëm i bashkisë, do të jetë një rastësi vetjake, dhe jo frutë i punës së dhjetëra militantëve. Dy vite nuk janë shumë, por të mjaftueshëm për të ngritur “ kullën” e besimit dhe të punëve të mbara. /Nga Bedri ISLAMI, botuar në Dita/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 14 gusht 2023…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 14 gusht 2023…

TË FUNDIT

vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 6 mars 2026… 6 March, 2026
  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.