Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

Akti i fundit i largimit të deputetes Mariana Koçeku nga radhët e Partisë Socialiste është certifikata zyrtare e dështimit të një propagande të shpifur që kërkoi të tjetërsojë shpirtin e Shkodrës.

Numri një i listës së tyre, e përzgjedhura dhe e besuara e dyshes Rama-Beci, vendos të ndajë rrugën me këtë sekt politik kriminal duke çjerrur kështu përfundimisht maskën e ndryshimit dhe zhvillimit.

​Ky akt është një demaskim i pariparueshëm i të gjithë ngrehinës virtuale të partisë-shtet.

Shkodra nuk mund të gënjehet me fasadë elektorale, ku fondet humbin rrugës nëpër xhepat e teknicienëve mrekullibërës me “dy klasë shkollë”. Ku nën dritat verbuese të skenës së propagandës mashtruese fshihet i njëjti mekanizëm shtypës dhe degradues, vjedhës dhe poshtërues.
​
​Asnjë projekt, asnjë premtim dhe asnjë fjalim i bukur nuk mund të fshehë dot zanafillën e errët të këtij pushteti. Një parti që vjen në qeverisje duke lidhur pakte me krimin, duke përdorur paratë e pista dhe duke shantazhuar vullnetin e lirë të qytetarëve, është e dënuar të dështojë!

Kush vjen në pushtet me ndihmën e krimit, mbetet peng i tij. Nuk mund të ketë emancipim, nuk mund të ketë rrugëtim europian dhe as mirëqenie, kur vendimet nuk merren në zyrat e shtetit, por në errësirën e aleancave okulte.

Largimi i Koçekut tregon se ky kalbëzim i brendshëm ka arritur në pikën ku nuk mund të mbahet më i fshehur. As ata që ranë në grackën e premtimeve të tyre nuk e gjejnë dot më asnjë arsye për të mbrojtur një fasadë që mbytet në korrupsion dhe paligjshmëri.
​
​Shkodra ka qenë dhe do të mbetet bastion i dinjitetit, vlerave njerëzore dhe i antikomunizmit, një qytet që nuk e pranon dot nënshtrimin para hajdutëve në zyra apo krimit padronë real të zyrave të shtetit. Përpjekja për ta gjunjëzuar përmes patronazhistëve, presionit shtetëror dhe strukturave kriminale po merr sot përgjigjen më të mirë nga qytetarët e së fundmi edhe nga vetë radhët e tyre.
​
Ky zhvillim tregon se propaganda bajate e Rilindjes ka pësuar një infarkt politik në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. Partia-shtet është e izoluar në llumin dhe gënjeshtrën e saj.
​
Ky është momenti që çdo shkodran dhe çdo shqiptar të kuptojë se kjo ngrehinë e frikshme në dukje, në të vërtetë është e brishtë dhe e shkërmoqur nga brenda. Nëse vendimi për të thënë “boll ma” nis nga ata që ishin në krye të listës, asgjë nuk mund ta ndalë valën e zgjimit qytetar.

​Koha e llogaridhënies po afron. Shkodra nuk do të jetë kurrë pronë e një sekti që e sheh pushtetin si mjet për tu pasuruar dhe për të fuqizuar krimin. Tani është koha që ky ndëshkim moral të kthehet në një reagim të madh qytetar për të kthyer dinjitetin, lirinë dhe votën e lirë në çdo cep të Shqipërisë.

Shkodra ka boll probleme por Shkodra ka dinjitet! /Nga Bardh SPAHIA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika
Next: Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.