Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

NGA BARDH SPAHIA – Pse gënjen dhe mashtron publikisht Edi Rama dhe kandidati i tij qytetarët e Shkodrës…?

ShkodraWeb 1 month ago

E bëri në Shkodër ndërsa ishte prezent në takimet elektorale. E përsërit sa herë del në studio televizive, nën panikun dhe frikën e humbjes dhe refuzimit që po i bëjnë atij dhe kandidatit të tij, qytetarët e Shkodrës. Edi Rama në mënyrë abuzive vijon të gënjejë publikisht shqiptarët se Bashkia Shkodër është bërë pengesë për investimet që prekin territorin e saj, siç janë rruga Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, apo ujësjellësi i fshatit Zogaj.

Për transparencë ndaj qytetarëve dhe në përgjigje të njeriut simbol të mashtrimit, Bashkia Shkodër në lidhje me: Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, në zbatim të marrëveshjes së realizuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar me përpikmëri çdo procedurë, detyrim i marrëveshjes së sipërcituar. Konkretisht ka përcjellë procedurën pranë Ministrisë së Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin me anë të shkresës nr.411/1 datë 18.01.2023.

Këshilli i ministrave me anë të VKM-së nr.246 datë 20.04.2023 ka miratuar Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, ku përcakton ASHSH institucionin përgjegjës për verifikimin e dokumentacionit justifikues dhe likujdimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ky investim.

Bashkia Shkodër në funksion të detyrave të saj, me njoftimin e VKM-së të sipërcituar e administruar në institucionin tonë me datë 25.04.2023, i ka përcjellë, me shkresën nr. 6039 datë 28.04.2023 pronarëve VKM-në përkatëse duke bërë me dije Ministrinë e Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për vazhdimin e procedurës nga ana e tyre.

Ndërkohë në lidhje me investimin tjetër, “Rikonstruksion rruga Shirokë – Zogaj (pika e kalimit kufitar) dhe sistemimi i ujësjellës-kanalizimeve”, Bashkia Shkodër ka përmbushur po të njëjtat detyrime të nënshkruara në marrëveshje, duke filluar nga leja e ndërtimit me Nr. 24762/2 Prot, datë 17/06/2022, tek procedura e shpronësimit.

Sa i përket ujësjellësit të Zogajve, me datë 12.04.2023 ka mbërritur në Bashkinë Shkodër kërkesa dhe dokumentacioni për dhënien e lejes. Referuar dispozitave ligjore të parashikuara në ligjin nr.107/2014 dhe Vendim i KKT nr.41 datë 03.12.2020 Me datë 14.02.2023 Bashkia Shkodër ka aplikuar për lejen e ndërtimit dhe është akoma në pritje të përgjigjes nga institucionet: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia e Zhvillimit të Territorit. Me dhënien e përgjigjes nga ana e këtyre institucioneve qeveritare, Bashkia Shkodër do të vijojë me procedurat e dhënies së lejës së ndërtimit, sic e përcakton ligji.

Por cila është arsyeja që gënjen kryeministri shqiptar dhe kandidati tij, e në të njëjtën kohë nuk tregohen transparent për t’ju thënë qytetarëve shkodranë e atyre shqiptarë realitetin mbi këto investime (që nuk janë drejtëpërdrejtë të financuara nga buxheti i Shtetit, por si pjesë e kredisë në BERZH, e cila do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë)?

Arsyeja është vetëm një, e që nuk ka të bëjë me Bashkinë Shkodër dhe procedurat e ndjekura prej saj, që kanë qënë e do të vazhdojnë të jenë për cdo investim transparente dhe në kohë reale. Ndërprerja apo mos fillimi i punimeve për këto vepra, ka ardhur nga mungesa e financimeve dhe procedurave burokratike të institucioneve qëndrore që ka në varësi Edi Rama, e që përdor sot si argument shfajësimi gjuatjen e topit tek Bashkia Shkodër. Edi Rama me gjuhën e tij të urrejtjes, mashtrimit dhe kërcënimeve që bën ndaj shqiptarëve në këto prag zgjedhjesh, po ndërton një fushatë mbi baza dezinformimin dhe keqpërdorimin e pushtetit që do ta marrin përgjigjen nga shkodranët dhe shqiptarët me votë në 14 Maj. /Nga Bardh SPAHIA, publikuar në Facebook/

Continue Reading

Previous: VIDEO – “E vendosur dhe e dedikuar që të përfaqësojë të gjithë qytetarët”, PSD mesazh për zgjedhjet e 14 majit
Next: “Sporti në Shkodër është traditë, histori dhe krenari”, Bardh Spahia takim me emra të spikatur kuqeblu, tregon prioritetet

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

30 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

30 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.