Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025

Rilexova një shkrim të Frrok Çupit me titull: “Tragjedia komike që po luhet në Theth”. Dukshëm vihet re në këtë shkrim gjuha e urrejtjes ndaj Kishës, Priftit, Thethit, përfaqesuesit të Shalës, misionarit Zef Vladaj.

I pacipë në artikulimin e shprehjeve, i pavërtetë në ato që thotë, një person që shkon në fyerje për banorët e atyre maleve, duke mos thënë asgjë përballë masakrës ndaj shembjes së shtëpive të atyre malësoreve. A e din Frrok Çupi kush është Shala dhe banorët e saj fisinikë?

Shala është një fis historik i shqiptarëve katolikë në Malësinë e Dukagjinit, në luginën e lumit Shalë përmendur me dokumenta që prej vitit 1600!

Ju nuk keni faj o Frrok Çupi se i keni shërbyer sistemit të kaluar komunist, i keni shërbyer diktaturës dhe nuk i njihnin malësorët e atyre anëve.

Ju fyeni, deri në cinizëm kur thoni “ishte një prift me qafore, dhe një tjetër prift pazarxhi”. Ndoshta ju vjen natyrshëm sepse ishit pjesë e shtetit komunist që ndërtoi për dekada një realitet të falsifikuar, antifetar, imagjinar, farkëtar i asaj propogande ishit edhe ju. I njëjti shtet që vrau, internoi e burgosi shumë fretën e priftërinj.

Ju përdorni sarkazmën, denigrimin dhe fyerjen ndaj një përfaqësuesi të denjë të Shalës, Dukagjinit, pinjoll i shtëpisë së Mark Lulës, pajtues i gjaqeve, burrë fisnik që gëzon respektin e gjithë malsorëve. Por ju nuk e njihni historinë, si shërbëtor i atij sistemi komunist, që bashkë me disa të tjerë, jo vetëm nuk ju kundërvutë kurrë, por u bëtë zëdhënës i tyre.

Kjo është maska juaj, ndaj në pastë mbetë pak burrni në ty, ka ardhë koha të merresh me këtë maskë dhe jo me dhëmbët e tjetrit. Të jesh i varfër nuk është turp, turp është të jesh servil i çdo pushteti, të jesh gënjeshtar, të fyesh priftërinjtë që mbështesin popullin kundrejt pabesisë.

Askush nuk mbështeti paligjshmërinë, por metodat dhe fushatat me të cilat propagandojnë se po “bëjne shtet”. Zef Sokol Vladaj është burrë me integritet, malsor i mençur, fisnik, i besës dhe i fjalës, që ka negociuar për faljen e sa e sa gjaqeve aty ku dhe shteti kishte dështuar, prandaj Shala e do dhe e respekton.

Duhet të matesh dy herë përpara se të ndërtosh skenografi e teatër imagjinar, zgjohuni se epoka e komunizmit ka mbaruar me kohë, por ju keni mbetur në gjumin letargjik të shekullit të kaluar. Dhe mbi të gjitha kini respekt për ata malësorë, e nëse nuk i mbroni dot, të paktën mos i fyeni me pamençurinë dhe servilizmin tuaj! /Nga avokat Sokol DEDNDREAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…
Next: FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.