
Tuj kenë një familje tradicionale me 20 arsimtarë prej rreth një shekulli dhe tuj shërby me devocion në këtë qytetet por edhe në Gjinokastër, Pogradec, Kukës e Lezhë, në shkollat ma n’za të qytetit Shkodër e në rrethina e ndjej si detyrë imediate, qytetare të shpreh këtë shqetsim.
Si ka mundësi që në këtë format që ka zaptu gati t’gjithë kohën e lirë me videot e me emisionet direkte, i shfaqet fëmijëve tanë e adoleshentëve pimja e duhanit prej gati 100% të” VIP”-ave, ku kamerat më shumë fokusohen tek cigaret, pimja e shisheve pa fund me alkool, fjalori i pisët me të sharat denigruese, veprimet dhunuese…etj., etj.
Si nuk na u shfaq për të gjithë këto vite një OJQ që të ngrihet, apo më keq një grup prindërish të organizuar e të ngrihen kundrejt kësaj katrahure mbarëshqiptare ç’edukuese!?
E nëse ky mesazh i imi do të klikohet nga pak veta, do të thotë se kemi nji dakortësi të heshtun…e nëse kemi shumë klikime, besoj se mund të korrektojmë diçka sadopak.
Ju prindër, në kohën e shkurtë që keni pranë fëmijëve tuaj në shtëpi edukoni shumë…na mësuesit e fëmijëve tuaj, edhe më shumë.
Në mramje…apo në kohën e lirë, gjithçka që krijoni ju, gjithçka që ndërtojmë ne, fshihet me atë cigaren elektrike, me shishen e alkoolit…dhe me fjalorin banal e të dhunshëm.
Besoj që ky mesazh i sinqertë i imi do të prekë sadopak sedrën tonë në drejtim të loçkave tona,
fëmijëve tuaj të shtrenjtë…të kësaj armate të së ardhmes së këtij vendi të shenjtë, Shqipni.
Me mirësjellje ndaj jush e me dashni për fëmijët tuaj, Astrit. /Nga Astrit DERVISHI, publikuar në Facebook/