Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARTUR ZHEJI – Parashqevi Simaku kësulkuqja e shqiptarëve, pse u bë virale fabula e Shkëlqimit dhe Skëterrës shqiptare

ShkodraWeb 27 December, 2024
zheji simaku 2024

Vëmendja tronditëse për Parashqevinë, është në thelb një tronditje e personalitetit të vetë shqiptarëve.

Shumica e mërgimtarëve të larguar përdhunshëm nga Vendi i Shqiponjave të plagosura, shohin te këngëtarja e pafat dy kohë të shkrira në një të vetme: Shkëlqimin dhe Skëterrën.

Mërgimtarët shqiptarë, janë në të vërtetë shumica e popullit tonë, kudo që flitet shqip, në çdo cep të trojeve tona të lashta dhe moderne. Dhe kjo shumicë, shumë milionëshe ka qenë si ato farat e luleve të bukura të malit, që stuhia i rrëmbeu, i pështjelloi në mijëra shtjella dhe i degdisi në të katër anët e horizontit.

I degdisi dhe i përplasi, i shtypi dhe i dhunoi, i turpëroi apo i depersonalizoi, i shkeli apo ju zhduku emrat dhe origjininën e fisit nga vinin…

Por nuk i shfarosi dot!
Ata, milionat e shqipeve të plagosura, ndërtuan foletë e tyre në shkretëtirat e vendeve të huaja, grimcë pas grimce.
Shpesh me kokën ulur e të nënshtruar, por me një “Arnaut inat” siç e thërrasin turqit inatin e tërbuar të shqiptarëve, me një Arnaut inat pra, të fshehur e të mbrojtur, thellë në placën e tyre, si një farë të pacënuar.
Një farë e pacënuar gati të mbijë, kur kushtet e stuhisë që i rrëmbeu të qetësohen dhe kur shkretëtira të çelë gjethe e sythe për ta e familjet e tyre.

Dhe sot që flasim, të degdisurit e dikurshëm të para 30 viteve, në të shumtën e tyre mbijetuan e hodhën rrënjë.
Dhe i rrëfyen botës frutin rrezatues të geneve shqiptare, duke kapur shumë maja të habitshme dhe lartësi të pabesueshme në xhunglën e egër të Planetit dhe në çdo cep të tij.

Dhe kështu pas 30 vitesh batërdie dhe kryeneçësie të shqiptarëve të arratisur nga jeta e tyre e dikurshme, për të rritur ëndra dhe fëmijë në Dhé të huaj, si në një pasqyrë e thyer, panë shumë pranë dy kohë krejt të kundërta!
Dy kohë të kundërta, të mbërthyra në një person të vetëm: Parashqevi Simaku.

Një këngëtare rrezatuese e skenave të pambrritshme dhe një të pastrehë të harruar nga vetja dhe të harruar nga bota.
Dhe sedra e “Arnaut damarit” u tërbua, duke uluritur “Drejtësi!” për Parashqevinë, që domethënë drejtësi për veten në të njejtën kohë!

Dhe kështu harresa u shëndrrua në kujtesë dhe Parashqevia u bë “virale” sa hap e mbyll sytë, sepse shqiptarët zbuluan Kësulkuqen e tyre, pak përpara se ta hante “ujku” në metrotë e Nju Yorkut.
Dhe e shpëtuan Kësulkuqen e tyre, tashmë kombëtare, duke shpresuar se kanë shpëtuar edhe veten e tyre nga nja Fat i tillë.
Iluzion sigurisht!

Por një iluzion që fal një dehje të ëmbël dhe aspak të dëmshme, në një botë shqiptarë të pushtuar nga politika dhe Mbretëresha Gënjeshtër, në të vërtetë Mbretëresha jonë e vërtetë në këto kohë moderne…

Pjesa tjetër që lidhet me fatin e Parashqevisë, ka shumë spekullim dhe llum, biznes dhe shëmti, sepse të vërteta të tjera na presin në lidhje me këtë përrallë që na vjen nga stacionet e trenave Njujorkezë…

Por nuk dua sot të merrem me këtë llum, por me pasionin e parrëfyer të shqiptarëve për gjëra të bukura dhe përralla me fund të lumtur!

Na bekoftë Zoti për bukurinë fëminore që shqiptarët ruajnë ende në zemrat e tyre të ngrohta!… /Nga Artur ZHEJI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ZGJEDHJET PARLAMENTARE – Lind koalicioni i parë politik, LZHK e Shehit dhe “Djathtas 1912” e Alibeajt e zyrtarizojnë
Artikull pasardhës: THIRRJE PËR NDIHMË – Noeli 10- vjeçar nga Shkodra po lufton me vdekjen, ta ndihmojë të mundë leuçeminë akute

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.