Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARTAN FUGA -Të vësh teze, dajo, kushërinj në lista jo për t’u bërë deputetë, por për t’u mos u bërë

ShkodraWeb 24 July, 2025
fuga shabani lapaj 2025

Artan Fuga ka komentuar atë që ndodhi mes partive të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai thotë se është për t’u mahnitur, se si dy parti vënë në lista për kandidatë të afërmit e tyre jo për t’u bërë deputetë, por për të mos u bërë.

“Parti biologjike?

Janë dy a tre grupime, quhen parti politike, mbase janë, nuk e kam idenë, as i gjykoj as i paragjykoj, ku në listat e mbyllura të tyre për kandidatë rezulton se janë vënë dajo, teze, kushërinj.

Jo për t’u bërë deputetë, por për t’u mos u bërë.

Unë nuk e kisha ditur para zgjedhjeve se ishte ndërtuar kjo farsë.

Me siguri edhe mijëra të tjerë si unë që nuk shohim fare televizion, nuk i ndjekim lajmet, nuk i kuptojmë debatet politike që bëhen për natë, janë si unë.

Të mahnitur nga çfarë marrim vesh!

Unë sillem jo si audiencë televizive, por si elektorat. Shoh listën dhe votoj nëse kam mundësi.

Paskam qenë i gënjyer, mor jahu! I mashtruar, ndihem, i abuzuar!

Kjo qenka bërë me qëllim, siç deklarohet tani fare hapur në dritë të diellit, që ata të listave të mbyllura të mos pranonin mandatet dhe radha t’u vinte organizatorëve të vërtetë të këtij manipulimi të deklaruar haptazi, me përmasa të gjera dhe me synime të qarta pushteti dhe përfitimesh të tjera.

Mbase edhe për ideale të mira!

Por, a mund të realizohen qëllime të mira, me mjete të këqia?

Cila filozofi politike e pranon këtë?

Por, halla, daja, çuni i tezes, etj. po del se nuk e japin aq kollaj dorëheqjen.

Po, vetkuptohet, rreziku ekzistonte, ndonëse nuk besoj se ata konkretisht e bëjnë për këtë që them më poshtë.

Kush e provon shijen e pushtetit, qoftë edhe vetëm sa ta lëpijë pak shishen nga jashtë, ndodh që e ka vështirë t’i ndahet atij pa shijuar disa gllënjka të paktën.

Por, nuk e bëjnë për këtë.

Eksperiment i madh. Imagjino ndonjë deputet tjetër, i papërgjegjshëm, nuk them të gjithë, që ka pirë disa gota nga lëngu i trashë, i bardhë, se me çfarë etje pret ta kthejë gjithë shishen deri në dehje! Shkund edhe pikat e fundit nga shishja që kanë përpirë me etje!

Problemi në thelb nuk është pse kushërinjtë nuk japin dorëheqje, ose përse japin dorëheqje nga dorëheqja!

Pra, problem nuk është mosmbajtja e fjalës së dhënë nga ana e dajos, dajkos, xhajës, hallës, krushkut, si pabesi mes drejtuesve sikurse e trajtojnë organizatorët e kësaj farse elektorale.

Joooo, fare.

Problemi është loja e organizuar në grup, manipulimi i deklaruar i opinionit publik për qëllime përfitimi pushteti, page, influencash etj.

Është treguar një mentalitet tragjikisht të prapambetur. Kanë dashur të zëvendesojnë lidhjen politike me lidhjen e krushqive dhe biologjike. Në vend të partive politike na kanë propozuar parti biologjike.

Më tepër akoma, përfaqëson lojë me besimin elektoral sepse sikurse mund të administrohen prova nga deklarime të hapura, bërë pa asnjë ndrojtje, kanë ekspozuar para elektoratit figura që kanë pranuar se janë vënë qëllimisht jo për t’u zgjedhur por për t’u mos u zgjedhur.

Ndoshta kodin penal nuk e kanë shkelur, nuk do të doja kurrsesi të shkonte deri aty puna, por vlera të kushtetutës, të kodit elektoral, të neneve mbi organizimin e partive politike i kanë shkelmuar – kjo nuk diskutohet!

Kanë vendosur avatarë, prestanome, “kukulla”, kandidatura jo të vërteta, përpara gjykimit të opinionit elektoral.

Dhe e gjitha kjo komedi tragjike luhet para syve tanë!

A do të pranojë Komisioni qendror i zgjedhjeve këtë manipulim të elektoratit nëpërmjet synimeve të qëllimta!

Pra, a do të pranojë që kandidatët në listat e mbyllura të rregjistrohen ndërkohë që dihet publikisht, nga deklarime zyrtare, se ata do të jepnin dorëheqjen?

Pra, ishin gjoja kandidatura?

A do të pranojë që dorëheqja nga dorëheqja, të dyja manipulime të qëllimta elektorale, të pranohen si akte juridike të vlefshme? Me një fjalë, a do të bëhet pjesë e kësaj komedie që po ndodh apo jo”, shkruan Fuga.

Post navigation

Previous: Arrestohen dy 19- vjeçarë nga Malësia e Madhe, shfrytëzonin dy vajza të mitura kundrejt pagesës…
Next: VIDEO – “Më merr mua nënkryetar”, Pano Soko iku nga “Thurje”, Gjergj Luca kërkesë Endri Shabanit…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.