Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARTAN FUGA – Një “çupkë” ministreshë na trajton ne qytetarët si piromanë…

ShkodraWeb 14 March, 2022
artab fuga belinda balluku

Më dërguan një video mbrëmë ku shihej ministrja Balluku që u bënte gjoja presion tregtarëve të karburanteve për t’i mbajtur ca kohë çmimet në njëfarë kontrolli ndryshe “ata”, “ata”, “ata”, do t’u vinin zjarrin stacioneve të furnizimit me karburant.

Unë nuk dua të besoj se ka të tillë piromanë mes protestuesve, por kjo është tjetër gjë që meriton analizë.

Ajo që më drodhi mishin, ma bëri lëkurën me mornica, më mbushi me zemërim ishte trajtimi i qytetarëve si “ata” që do t’ju djegin, o pasanikë nafte!

Ajo si nëpunëse publike që ushqehet me taksat e qytetarëve, që duhet të mbrojë interesin publik, atë të qytetarëve, i trajton “ata” si turma djegësish, arsyet e kontrollit të çmimeve e gjen tek agresiviteti djegës i turmës, ne qytetarët na trajton si “ata”, “ata”, “ata”, “ata” që janë jashtë, në vend të shprehte interesat e tumës qytetare.

Ky është mentaliteti i shumë zyrtarëve të lartë që kujtojnë se janë nëpunës të Perandorit Minh, apo të sulltani Murat II, apo të Faraonit Ramses, kur duhet të jenë shërbëtorë të bindur, të flakshëm në çdo çast në “vrimën” e tyre të jetës personale nga qytetari.

Ky është një mentalitet i poshtër diktatorial! I trashëguar! I rilindur! I rikthyer! Është përbuzja ndaj qytetarit që po restaurohet ditë me ditë dhe e ndjen në përbuzjen që nëpunës të lartë publikë nuk mungojnë t’u bëjnë qytetarëve! Sillen si faraonë të vegjël!

Unë qysh sot nuk e njoh më atë si ministre, e përbuz!

Prandaj them se sheshet duhet të mbushen për demokraci, jo vetëm për naftë! /Publikuar në Facebbok nga Artan FUGA/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 14 mars 2022…
Next: VIDEO+EMRAT – Grabitje nën kërcënimin e armëve nga Puka në Kavajë, vihen në pranga nga policia dy të rinjtë…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
keqja me e vogel

DEKRIPTIM – “E keqja më e vogël” si zgjedhje e detyruar për shqiptarët edhe pas vitit 1990…

ShkodraWeb 15 May, 2026
ndrenika puthja 2026

NGA ALBA MALLTEZI – Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.