NGA ARSEN RUSTA – Tik, nuk je e keqja më e madhe e Shqipërisë, politika të ulej në gjunjë e jargavitej…

Për Tikun! Jo vetëm si mik, si shok, e njeri që kemi shkëmbyer mendime pro e kundër. Për Tikun si kryeprokuror e sot ish- kryeprokuror i dënuar.

Tik, nuk je e keqja më e madhe e Shqipërisë ti. Fati ty të dha mundësinë të drejtoje institucione ku politika të ulej në gjunjë e shumë nga ata që di ti e unë jargaviteshin.


Por sot foli drejtësia. Ajo që për ty është padrejtësi.

Do doja shumë që forcën e shembullit ta kishe treguar edhe ti kur kishe pushtet. Jo për hakmarrje. Po për atë që prisnin shqiptarët. Ndëshkimin e atyre që vidhnin abuzonin, dhunonin.

Ti ke një histori familjare sa tragjike aq edhe fisnike.

Më lejo të them publikisht: Jeta vazhdon. Vazhdoje betejën tënde ligjore. Por sa unë kam ndjekur proçesin SPAK e ish- kolegët e tu s’ të bën as hile e as manipulime.

SHBA është vendi për të cilën familja jote u internua, djali yt i vogël lindi atje. Ndaj SHBA janë miqtë tanë. /Publikuar në Facebook nga Arsen RUSTA, gazetar/