Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARMAND SHKULLAKU – Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt…

ShkodraWeb 10 January, 2022
shkullaku 2020

Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë sot mënyrën se si do të dalin nesër për të takuar ata që i kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre. Ata janë përdhunuar politikisht dhe publikisht, njëherë kur u detyruan të futen në kafazin e hekurave e dyerve të blinduara dhe, herën tjetër, kur “policia e krimit” i mori në mbrojtje duke sulmuar egërsisht anëtarësinë e tyre.

Shumica e këtyre deputetëve, që kanë shkuar në atë parti si njerëz të lirë, sot e shohin veten të ngujuar në një korridor mes Bashës dhe Edi Ramës. Eshtë hera e parë që përfaqësinë më të lartë të një partie kryesore opozitare, e ruan nga anëtarësia e saj qeveria, me skfandra, trupa speciale dhe gazlotjellës. Edhe për ata që kanë pasur ndonjë dyshim për përfshirjen e Edi Ramës në konfliktin brenda PD, tashmë çdo gjë është e qartë. Gatishmëria e planifikuar e kryeministrit për të goditur brenda selisë anëtarët e Partisë Demokratike, ka vendosur tashmë vijen e kuqe mes votuesve të kësaj partie dhe grupimit të kafazit të hekurt.

Për të thyer këtë vijë të kuqe, ka mbetur ndoshta vetëm një mundësi e fundit. Për të ndalur përdhunimin dhe për të rifituar lirinë e tyre, deputetët e selisë duhet të kërkojnë zgjedhje legjitimuese për drejtuesit e PD. Vetëm një proces zgjedhor, i pranuar dhe i monitoruar nga palët kontestuese, mund t’i japë fund krizës dhe t’i detyrojë palët t’i japin dorën njëra- tjetrës. Përfaqësia e selisë nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë së partisë, ndërsa anëtarësia ka nevojë për një përfaqësi të rilegjitimuar prej saj. Në këto kushte, ata që ende i thërrasin arsyes, duhet të kuptojnë se s’mund të ketë opozitë brenda dyerve të blinduara dhe me sytë nga Edi Rama. Ato mund të garantojnë sallën e mbledhjeve të absurdit, por janë një dështim i sigurtë në përballjen më të parë elektorale.

Ata që mendojnë përtej dyerve të hekurta, e kanë të qartë se mbështeja e grupit të selisë tek anëtarësia është në kuotat më të ulta. Nëse qëllimi i angazhimit të tyre në politikë ka qenë interesi i demokratëve dhe çuarja e PD drejt pushtetit, ata duhet të çlirohen nga kurthi ku e kanë futur veten. A fitojnë ata më shumë vota, më shumë besim tek elektorati duke përdorur mercenarë me shkopinj e gazlotjellës dhe policinë e Edi Ramës kundër atyre që i kanë votuar? Çfarë vlere kanë korridoret e selisë kur secili prej tyre sot nuk del dot të takohet me njerëzit që janë helmuar me gazin e Edi Ramës, njësoj si para kryeministrisë ashtu dhe para selisë së partisë së tyre?

Nëse në kupolën e PD arsyeja ka emigruar në tokën e premtuar të Edi Ramës, ata deputetë që sot mundohen të kapërdijnë turpin me çorbën bajate kundër Sali Berishës, duhet të nisin lëvizjen për rikthminin e legjitimitetit në partinë e tyre nëpërmjet një procesi të besueshëm zgjedhjesh partiake, si për kryetarin ashtu edhe për drejtuesit e tjerë. Në të kundërt do vazhdojnë të jenë personazhet e ngujuara VIP të vëllait të madh që i mbikëqyr nga kryeministria.

Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për sondazhe apo anketime. Nuk ka nevojë as të monitorosh xholët mediatikë të Edi Ramës, që pa u skuqur i japin mbështjetje sot Bashës, të cilin deri dje e kanë denigruar deri në qelizat familjare. Nuk ka nevojë madje as të ndjekësh komentet e reagimet në rrjetet sociale. Mjafton që secili prej deputetëve të selisë të rrotullojë vështrimin për të parë se ku gjendet dhe t’i bëjë pyetjen vetes se a ndihet i çliruar të shkojë e të flasë me ata që e kanë votuar. Për të dalë nga kafazi i hekurt i selisë dhe skafandrat e kryeministrisë, ata duhet t’i kërkojnë Bashës gjënë më normale dhe më demokratike në këtë krizë të paprecedentë: legjitimitetin përmes zgjedhjeve të reja në PD. /Nga Armand SHKULLAKU, Lapsi.al/

Post navigation

Previous: Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja por edhe i viktimave nga Covid- 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
Next: “Përdorim i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve”, Prokuroria njoftim zyrtar për protestën e 8 janarit në PD

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.