Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARMAND SHKULLAKU – Veliaj në betejë për hallatet e Ramës…

ShkodraWeb 25 January, 2022
rama veliaj shkullaku

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërtetës, duhet thënë se Erion Veliajt nuk i kanë dalë as lidhje me banditë apo kriminelë, një tipar dallues ky i organiztaës së Rilindjes. Veshja gjuhësore që ai përdori në takimin e famshëm kundër Dukës, nuk përputhet me thelbin e tij. Kompleksi i “çunit të mamit” nuk shërohet nga dendësia e përmendjes së organeve gjenitale vend e pavend. Shkurt, ai përgjim që dëgjuam të gjithë nuk i shkon Erion Velisë, ai nuk është Erion Velija.

Po atëherë pse u detyrua kryetari i bashkisë të dalë nga vetja dhe të luajë një rol që nuk i përshtatet aspak? Nuk ka dyshim, që lufta për të rrëzuar Armando Dukën nga kryetar i FSHF, është sfida e Edi Ramës dhe jo e medemek aksionerit të Tironës, që përfaqësohet nga kreu i bashkisë. Për arsye që kuptohen por edhe për të tjera që ende janë një mister, kryeministri ka vendosur të fusë në dorë edhe “ishullin e fundit” që i ka dalë jashtë kontrollit. Edi Rama ka qenë një mik i Dukës, madje dhe i afërt. Ai nuk ka lënë rast pa dalë në krah të tij, sidomos kur ekipi kombëtar ia doli të kualifikohej për Euro 2016. Mjafton një rifreskim i memories për të risjellë imazhet kur kryeministri dizenjonte me “doçkat e tij” bluzën e Kombëtares, priste ekipin në kryeministri, përqafohej me Dukën dhe bënte batutat plot kripë me Xhani de Biazin.

Një arsye e sulmit të organizuar të Rilindjes ndaj Dukës mund të jetë edhe fakti që Rama nuk e ka më federatën një mekanizëm elektoral për ta përdorur sa herë i duhet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kreu i FSHF u rreshtua në kampin opozitar, madje duke i ndihmuar vëllait të tij që kandidonte në listën e PD për Durrësin. Megjithatë, duke parë shproporcionalitetin e sulmit, keqpërdorimin e Velisë apo skuadriljeve të tatimeve e hetimeve, motivi politik tingëllon i pamjaftueshëm. Duhet të ketë një arsye tjetër, më të madhe, që e shndërroi këtë çështje në një luftë të këtyre përmasave.

Por cilatdo qofshin arsyet, ato lidhen drejtpërdrejt me Edi Ramën. Është ky që i ka kërkuar kreytarit të Bashkisë të hidhet në sulm dhe të sigurojë votat e pashallëkut që drejton. Dhe sigurisht, që nën ankthin e përhershëm të rikandidimit për mandatin e tretë, Veliaj nuk ka ngurruar të demonstrojë zellin e tepruar. Ai ka dashur t’i dëshmojë bosit të tij devotshmërinë për t’i shërbyer në aksionin e kapjes së FSHF. Nuk mund të shpjegohet ndryshe që një kryetar bashkie që ul kokën dhe zërin kur shefi i kërkon të lyejë shkallët e pallatit, bëhet arrogant dhe reklamon allate hekuri në një përplasje që e paraqet si personale.

Veliaj do t’i kishte patur vërtetë prej hekuri nëse do t’i kishte thënë jo Ramës, për të hyrë në një betejë që nuk është e tija as legalisht as moralisht. Mirëpo cilësia e materialit të organeve në fjalë, vihet në dyshim pasi edhe në këtë rast, Erjon Velija është programuar për shërbimin e radhës. Njësoj si me Teatrin. Për të rifituar të drejtën e kandidimit dhe për të mbajtur gjallë shpresën se një ditë do të jetë ai vetë në vend të atij që sot e urdhëron, Veliaj është i gatshëm për gjithçka. Të bëjë edhe të fortin me dialekt tirons, madje të tregojë sikur i ka të hekurta pikërisht ato që i mungojnë.

Prandaj edhe në këtë rast, nuk është ai përgjegjësi i skandalit që po ndodh me ndërhyrjen e pushtetit në federatën e futbollit. Prapa këtij sulmi qëndron Edi Rama. Erjon Veliaj është lëshuar në aksion me urdhër dhe i duhet jo vetëm ta zbatojë atë, por edhe të dëshmojë se i beson dhe vepron me vullnet të lirë. Problemi i vetëm është se nga zjarri i pasionit për t’i shërbyer shefit të madh, kryetari i bashkisë i kaloi disa vija të kuqe. Jo fjalët me pullë të kuqe. Kërcënimet në emër të drejtësisë dhe shantazhi në emër të pushtetit, në një vend normal do ta kishin vënë në diskutim mandatin e një të zgjedhuri. Prandaj edhe shërbimi ka një masë dhe Erjon Velija duhet të bëjë kujdes për të mos dejgur veten në zjarrin e pasionit spiropalist për bosin e tij. /Nga Armand SHKULLAKU, Lapsi.al/

Post navigation

Previous: Ish- kryeministri vazhdon turin e “Foltores”, pas Rrëshenit ja ku do të jetë nesër ndalesa e radhës…
Next: DOKUMENTI – Në kulmin e përplasjes Berisha- Basha, Gjykata e Tiranës lëshon vertetimin, ja kush njihet kryetar i PD- së

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.