Tregonte para disa dekadash nji arkitekt i famshëm roman sesi jo rrallë i ndodhte që ndonji boss ndërtimesh t’i kërkonte si me lutje: “M’a vizato shpejt e shpejt (“due scarabocchi”) nji ide pse më ka kërkue filan fisteku me i ndërtue nji vilë…”.
Njiherë kur njeni prej këtyne e pa se kisha hapë sytë katërsh, rrëfente arkitekti, saktësoi si me dashtë me u shfajësue: “Due diçka të shpejtë, pse mandej kam ata të mijtë që e përfundojnë, ty s’të kushton gja, punë nji oret…”
Meqë e teproi ia thashë haptas: “O budallë, për me shkue tek nji orë “shkarravina” të mijat janë dashtë 40-vjet studime e punë natë e ditë, ndërsa ti pretendon me pasë akses tek ajo “ora” jeme si me qenë tue lypë nji akullore në plazh!”
Puna e vërtetë intelektuale, edhe ajo e nji ore, nuk asht improvizim çastit, asht fryt i nji mundi të gjatë, përndryshe do të përfundoni me ju operue nji që ka studiue kirurgjinë në Wikipedia, pallatin do t’jua ndërtojë nji gjeometër me shkollë natet, kurse avionin do t’jua pilotojë ndonji merakli balonash tabake. /Nga Ardian NDRECA, publikuar në Facebook/