Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARDIAN NDRECA – Kanë minue të kaluemen e nji qendre urbane të cilën po e dënojnë mos me pasë të ardhme si qytet

ShkodraWeb 5 May, 2026
ardian ndreca faqet online off

Djepit të kulturës i janë thye partallat. Në Shkodër ka vite që siti internet i Muzeumit Kombëtar të Fotografisë Marubi punon vetëm si vetrinë aktivitetesh, pa ngarkue në të dhjeta mija fotot e koleksionit historik të dinastisë Marubi. Arsyeja: sulmi kibernetik iranian i korrikut 2022, kur për arsye (pa)sigurije në Tiranë janë fikë serverat – të cilët tue qenë tepër obsolet nuk ndezen ma.

Prej nandorit të kaluem nuk janë aktive as faqet internet të Bibliotekës Marin Barleti (bibliotekashkoder.com), Muzeumit Historik (muzeuhistorikshkoder.org), Muzeumit të Dëshmisë dhe Kujtesës dhe faqja e Galerisë së Arteve (gashkoder.com).

Nji qytet në kolaps total, me nji kryetar bashkije të pandehun që rrezikon me përfundue në burg, me drejtues të kulturës, muzikës, librit (të huazuem prej jashtë, pse Shkodra ka vdekë) që kanë si diapazon atë çelësin e hekurt në hymje të qytetit.

Hepërhe i vetmi që funksionon asht siti i Bibliotekës së Universitetit. Por meqë edhe aty kanë zgjedhë si administrator ish drejtuesin e ujësjellësit, ka shumë mundësi që punët të shkojnë ujë.

Ajo që më çudit asht si ka mundësi që askush nuk e çon zanin, opozita, mediat, gazetarët e kulturës, këshilli bashkiak, intelektualët, lexuesit e apasionuem, studiuesit…

Katër prej siteve të masipërme (përjashto Marubin) ia ka kujdesue hostimin për vite nji i ri i apasionuem që quhet Suad Barbullushi.

Gjithçka asht bllokue për moskujdes nga ana e drejtuesve të institucioneve dhe të vetë bashkisë, në ndonji rast bahet fjalë për tarifa qesharake, siç dihet mbas nji kohe që quhet “grace period” përmbajtja nuk mund të rekuperohet ma.

Kanë minue të kaluemen e nji qendre urbane të cilën po e dënojnë mos me pasë të ardhme si qytet. /Nga Ardian NDRECA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 maj 2026…
Next: Shteti urdhërohet t’i paguajë 26 mijë euro dëmshpërblim, ish- gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.