NGA ARBEN VATA – Pse nuk e çojnë Berishën te SPAK-u e kështu e heqin qafe nga politika…!?

Një pyetje për ata që e dashkan Amerikën, nga ne që “nuk e duam”: Përse akuzat ndaj Berishës të mos qepen mirë dhe dosja ti çohet drejtësisë, aq më tepër që SPAK nuk është i emëruar nga Berisha? Kështu e largoni edhe nga parlamenti, edhe e fusni në burg nëse drejtësia verteton akuzat amerikane. Shpëtoni pra përfundimisht prej tij.

Por ti heqesh dikujt të drejtën të merret me politikë vetëm me akuza, nuk besoj se është demokraci proamerikane.

Sa për sqarim: Unë nuk kam qenë kurrë anëtar i PD, por as e kam fshehur kurrë mbështetjen për të e Berishën kur ishte në pushtet. Ashtu siç e kam kritikuar për gabimet që ka bërë. Sigurisht që nuk është “zgjuarsi” të rreshtohesh me dikë që akuzohet e nuk ka pushtet, por për mua është më e rëndësishme burrnia e morali.

Nëse drejtësia do të vertetojë akuzat ndaj tij, keq do të më vijë nga ana njerëzore, por do të mbështes drejtësinë që vendoset mbi këdo që ka shkatërruar vendin tonë në 30 vjet. Nëse dyshoni se kam përfituar ndonjë gjë nga Berisha, po u’ a heq unë merakun. Jo. Kanë përfituar ata gazetarë që sot i janë rreshtuar kundër, të veshur me kostumin amerikan. /Publikuar në Facebook nga Arben Shaqir VATA, gazetar/

ShkodraWeb Channel