Gëzimi që ka përfshirë një pjesë shqiptarësh për moslejimin e Sali Berishës për të vizituar SHBA, më duket shumë më i madh sesa gëzimi për ndarjen nga jeta të Enver Hoxhës, 35 vjet më parë.
Ndalimi për të shkelur në Amerikë, nuk e ndalon atë të jetojë.
Çudia është sesi një administratë amerikane Republikane e vlerëson atë si burrë shteti e tjetra (Demokrate) e ndalon të hyjë në USA.
Pyetja shtrohet, nëse z Berisha ka kryer akte të rënda korruptive? Nëse akuza të tilla i vërteton drejtësia, atëherë të gjithë të gëzohemi se po ndëshkohet një abuzues i fondeve publike. Nëse ka edhe të tjerë, të gjithë do të duartrokasim.
A ka bërë gabime Berisha? Plot ka bërë, por të presim drejtësinë, edhe pse ndaj saj ka qendrime skeptike.
Por ky ngazëllim tani më duket pa kuptim. A mos prisni që ta bllokojnë edhe nga FB apo Twitter? Nuk është çudi që edhe kjo të ndodhë. Por mos u gëzoni më shumë sesa u gëzuat për vdekjen e diktatorit. SHBA i ndaloi hyrjen edhe Tom Doshit, por ai krijoi parti dhe futi 3 deputetë në parlament. A mos doni që edhe doktori ti kthehet politikës?? Sigurisht që nuk e bën, por nëse e bën askush nuk e ndalon.
Ndaj, të duartrokasim kur një ish- zyrtar i lartë të vertetohet që ka kryer krimin e korrupsionit. /Publikuar në Facebook nga Arben VATA, gazetar/