Më falni se jam me vonesë, por nuk po e përdorja FB prej disa javësh… Tani, jashtë shakasë. Dje më njoftoi një mik se Lulzim Basha kishte përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD- së. U futa sërish në Facebook dhe në disa agjensi lajmesh on line. Ishte e vërtetë: Luli kishte përjashtuar doktorin, siç thoshte ai për ta shpëtuar doktorin vetë dhe fëmijët e tij. Shumë zemërmadh Luli. Mendon për familjen e Berishës më shumë sesa Berisha vetë.
Besoj se është folur e komentuar shumë kjo lëvizje por qysh se ambasadorja USA kërkoi largimin e Berishës nga grupi i PD- së, mua me është kujtuar, Koli, Sokol Olldashi. Një demokrat race që ngjiti vetë shkallët e karrierës në PD e jo i pilotuar. Jam i bindur se Koli nuk do ta bënte kurrë këtë. Më e pakta do të mblidhte organet statuore të PD- të për të marrë një vendim kolektiv. Por Luli ka menduar për familjen e Berishës dhe PD- në, që ata të mos hanë bar.
Nuk e di sesi i ka bërë llogaritë Luli, por di të them se Edi Rama është shumë i zgjuar. Ai arriti ta përçajë edhe më shumë PD- në dhe po shtron trasenë për mandatin e 4- ët. Kurse Luli, sapo e ka përcaktuar se ku do të ndalojë udhëtimi i tij politik në trenin e PD- së. Doktor, ke faj edhe vetë për gjithë këtë situatë, fatkeqësisht! /Publikuar në Facebook nga Arben Shaqir VATA, gazetar/