Në vitin 2024, shumë amerikanë po shqyrtojnë mundësinë që pasi të dalin në pension, të jetojnë jashtë vendit për shkak të kostove të larta të jetesës dhe shqetësimeve politike SHBA. Revista FORBES, një nga më të njohurat në rang global, rendit Shqipërinë si një nga destinacionet më tërheqëse për pensionistet amerikanë, e cilësuar si një vend me klimë mesdhetare dhe një stil jetese të përballueshëm. Faktorët kyç në zgjedhjen e vendit tonë për pension janë kostoja e jetesës, cilësia e kujdesit shëndetësor, lehtësia e qëndrimit, shkalla e krimit dhe rreziqet klimatike.
Përfundimi i kësaj reviste, më sjellë ndërmend paralajmërimin e pak kohëve më parë të Yanis Varoufakis, i cili në podcast-in e Ditmir Bushatit ngriti shqëtësimin se vendi ynë (ashtu si vendet e tjera të Ballkanit), do të shndërrohen në vende ku do të kalojnë periudhën e pensionit amerikanët, gjermanët, japonezët, anglezët e tjerë.
Me pak fjalë, do të jemi një vend i destinuar për turizimin pensionar, ku ne, do rrezikojmë të bëhemi shërbetor të tyre, duke u pastruar banjot, gatuar dhe kënduar sipas nevojave dhe deshirave.
Kjo situatë lidhet ngushtë edhe me këmbënguljen e amerikanëve për të “ndihmuar” vendin tonë në luftën kundër krimit, ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi, prandaj bindem edhe në tepër se asgjë nuk është rastësi.
SHENIM: Sugjeroj të gjithë ndërtuesit të vazhdojnë pa ndaluar në ndërtimin e sa më shumë banesave anë e kënd Shqipërisë pasi blerës do ketë mjaft. /Nga Anton KOSTERI, avokat/