Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ANDI BUSHATI – Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten….

ShkodraWeb 21 February, 2022
and bushati yuri kim shl

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim ka vendosur ta testojë popullaritetin dhe politikat që ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 6 marsit.

Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga ‘Non Grata’ ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të 6 emrave që ka propozuar në këtë garë ‘Shtëpia e Lirisë’. Më kot ambasadorja u rek të korrigjonte më pas, duke pretenduar se ‘Non Grata’ nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë.

Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj ‘Korrupsion domethënës’.

Kur foli për kandidatë në këto zgjedhje, nuk besohet se ajo e kishte fjalën për ndonjë që mund të mbështetej prej Italisë nga Adriatik Llalla, i cili është arratisur aty për strehim politik, as për dikënd tjetër që përfaqëson Tom Doshin, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje.

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Dako luajti fiks të njëjtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar listën e PS në këtë qark, por Yuri Kim nuk pipëtiu atëherë, as për kandidatin për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Ndraxhi, Yrgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja.

Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës.

Edhe kur lëshoi të famshmen ‘do hani bar’ edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: ‘Për kë bien këmbanat’, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi se ne nuk do kemi marrëdhënie, me një parti të drejtuar prej tij (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell, Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës.

E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhrat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit. Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në.

Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë. Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.

Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.

Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur ‘zotin Luli Basha’. Në këtë mënyrë ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Uashingtonit në zgjedhjet e pjesshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falënderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Post navigation

Previous: “Ndërhyrje të papranueshme, të njëanshme në procesin zgjedhor”, Komisioni i Rithemelimit të PD reagon për deklaratat e Yuri Kim
Next: Ulen dukshëm rastet e reja por mbetet i lartë numri i viktimave nga Covid- 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.