Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ANDI BUSHATI – Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës…

ShkodraWeb 24 January, 2022
rama veliaj foto

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” jashtë kontrollit dhe për këtë qëllim po përdor ushtarin e tij të punëve të pista, Erion Veliajn.

Tashmë provat janë të plota, me bashkinë, tatimet, prokurorinë dhe mediat e paguara shteti është bërë njësh për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2 marsit ku votohet presidenti i FSHF-së.

Përgjimi neveritës, me fjalorin banal të një njeriu që i sheh qytetarët si kavie që shiten e blien, ose në të kundërtën shantazhohen, përbën vetëm anën banale të këtij projekti politik. Në këtë fabul Veliaj është lakeu injorant i sundimtarit, servili që për një plesht është i gatshëm të djegë gjithë jorganin, kamikazi që për të zbatuar urdhërin nuk heziton të lërë gjurmë në krim.

Veliaj e ka thënë me gojën e tij se pushteti nuk ndihet më zot shtëpie pa kontrolluar edhe dhomën e vet të fundit dhe për këtë atij nuk ia bën syri tërr të sfidojë jo vetëm FIFA-n dhe UEFA-n, por edhe Krishtin dhe Muahmetin.
Thelbi i kësaj fabule është i thjeshtë, asgjesimi i çdo lloj hapsire, të mirë apo të keqe, të virtytshme apo të përdalë, të ndershme apo aspak të tillë, që ka mbetur jashtë suazës së regjimit.

Në këtë pikë ajo që po ndodh me komunitetin e futbollit është seria e dytë e po atij filmi që pamë me teatrin.

Në të dyja rastet urdhri vjen nga Rama. Ishte ai që e pati shpallur shembjen e godinës që në fillim të viteve 2000. Ishte po ai që u zemërua keq nga anëmarrja e Armado Dukës në betejën elektorale të 25 prillit.

Por, ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe teknologjia propagandistike është e njëjtë. Atëherë flitjej për ish aktorët e mykur të konostudios, për njerëz të prampambetur që nuk e kuptonin të renë, për pazarxhinj që paguheshin me para publike, pa luajtur prej vitesh asnjë rol.

Tani radha është kundra Dukës, beut të Shijakut që ka privatizuar për katër mandate federatën, biznesmenit që bën pazar më kombëtaren, bastexhiut që vë në rulet fanellën kuq e zi.

Natyrisht, përtej zhurmës shurdhuese, ku ushton zëri i mediave që mëkohen nga Veliaj, Armando Duka nuk është një shenjt. Ai e kontrollon me dorë të hekurt dhe me mënyra anti demokratike FSHF-në. Ai pothuajse i ka asgjesuar zgjedhjet brenda saj.

Por, këtu është naive të besosh se çështja qëndron në mbarvajtjen demokratike të FSHF-së dhe në përdorimin e fondeve prej saj. Në këtë kurth bien të gjithë “idiotët e dobishëm”, që mbulonin vjedhjen tek unaza e re, me shtëpitë e ndërtuara pa leje të të zbriturve nga veriu; që përpara kullave 200 milionështe të Fushës, shikonin rekuizitën e lodhur të teatrit; që rrjedhjen lumë të eurove për inceneratorët i justifikojnë me kazanët e dyndur me plehëra.

Në fakt, realiteti është më i thjeshtë: as ligjërisht apo as moralisht, një pushtet i koruptuar nuk mund ti japë leksion asnjë segmenti tjetër të shoqërisë, sado në gjendje të vajtueshme qoftë ai.

Pikërisht se njeh këtë të vërtetë, pikërisht se është i ndërgjegjshëm për këtë mungesë besueshmërie, Edi Rama e ka kuptuar se opinioni e miraton me vështirësi pushtimin e “ishujve të mbetur jashtë kontrollit”. Dhe nga që di këtë ai ka përdorur mashën e zakonshme, Erion Veliaj, për të zaptuar FSHF-në.

Dhe njësoj si tek teatri, njësoj si tek inceneratorët apo lejet e ndërtimit në Tiranë, kryebashkiaku ka pranuar të kryejë punët e pista me frikën dhe tmerrin se mos nuk i jepet e drejta e kandidimit për mandatin e radhës.

Natyrisht, ai ka vepruar ashtu siç di ta bëjë ai: me arrogancë naive, me servilizëm të pa kamufluar, me budallallaëk që lë gjurmë, duke dëshmuar edhe njëherë, se di të jetë një shëbëtor i zellshëm, por jo një mburojë për padronin e tij.

Prandaj, të gjithë ata që dëgjuan përgjimin e shpifur të Erionit-, i cili mburej me koqet e tij të hekurta- ndonëse zëri qe u mbërriti në vesh qe ai i kllounit, përpara iu shfaq fytyra e Edit. Askush nuk ka më dyshim se arkitetkti i stadiumit me kullë do të rrëmbejë edhe terrenet e futbollit. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Post navigation

Previous: FOTO – Bie faqja në internet e Federatës Shqiptare të Futbollit, rastësi apo ka lidhje me polemikat Duka- Veliaj…
Next: “Kreu i FSHF Armand Duka nuk është nën hetim”, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës rrëzojnë Veliajn…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.