Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ANDI BUSHATI – Rithemelimi i një partie “anti-amerikane”…

ShkodraWeb 11 December, 2021
andi bushati foto

Së paku për një gjë Lulzim Basha paska pasur të drejtë, kur paralajmëroi se kuvendi i mbledhur nga shumica e delegatëve demokratë, do të ishte një tubim “anti amerikan”. Që prej ditës së largët të shtatorit 2013, kur mijra qytetarë shkuan të protestojnë përpara selisë së rrugës së Elbasanit, për të mos lejuar sjelljen në Shqipëri të armëve kimike të Bashar al Asadit, ky qe rasti i dytë që në Shqipëri mbahet një manifestim kundër asaj që kërkohet nga Uashingtoni zyrtar.

Dhe meqenëse me mendësinë prej vasali, ne jemi mësuar që të gjithë ata që nuk pajtohen me një vendim të administratës së SHBA ti etiketojmë automatikisht si “anti- amerikanë”, po, ajo që ndodhi këtë 11 dhjetor ishte e tillë. Shumica e partisë më të madhe të opozitës, sot ka deklaruar me votë se është kundër qëndrimeve të mbajtura nga diplomacia e SHBA-së në vitet e fundit.

Dhe kjo kthesë e fortë, e pandodhur ndonjëherë në këtë vend, të cilin shumëkush e ka qesëndisur për idhujtarinë e treguar ndaj superfuqisë, nuk është një rrufe në qiell të pastër. Ajo nuk është as e lidhur vetëm me fatin e Berishës apo shpalljen e tij “non grata”. Ajo është pasojë e një politike afatgjatë, për të mbështetur me çdo çmim një regjim kleptokratik, pa pyetur fare se çfarë ndjejnë, shikojnë dhe prekin për ditë shumica e popullsisë.

Për të vërtetuar këtë le të logjikojmë nga e kundërta. Le të supozojmë për një moment sikur Berisha vërtet të ishte shpallur non grata, por ndërkohë, në 25 prill, të kishte ndodhur rotacioni i pushtetit, që edhe vetë Basha e pranon se u pengua nga amerikanët.

Pra, le të ngrejmë pyetjet: a do të kishte këtë reagim plebishitar pro Berishës PD-ja, nëse ajo do të qeveriste sot vendin? A do ta kishin braktisur Lulin deri në këtë pikë, nëse ai do të kish qenë kryeministër?

Ç’do njeri me logjikë normale nuk e imagjinon një hipotezë të tillë.

Berisha, sot do të shihej si një pensionist i padëshëruar dhe i harruar në fatin që i kishte përcaktuar Blinken, nëse, më parë, diplomatat amerikanë në Tiranë nuk do të kishin amnistuar lidhjet e Saimir Tahirit me trafikun e drogës, nuk do të kishin përshëndetur kapjen e Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me atë që thoshte Venecia, nuk do të kishin shpallur hero të reformës në drejtësi prokurorin e fundit stalinist të komunizmit, nuk do e kishin lejuar Ramën të kërcënonte me mosdhënie vizash për të kapërcyer Atlantikun, ata që do prishinin zgjedhjet e tij moniste, nuk do e kishin përkrahur qeverinë të griste 5 qershorin dhe nuk do e kishin përshëndetur si historik, mandatin e tretë të grabitur nga rilindja.

Sot, Sali Berisha, po mbështetet nga shumica dërmuese e militantëve të PD, jo vetëm për nostalgjinë e së shkuarës dhe lidhjes patriarkale që ai ka vendosur prej vitesh me ta, por mbi të gjitha sepse njolla si i korrupttuar dhe minues i demokracisë, që u kërkua ti vihej mbi shpinë, po perceptohet nga shumëkush si një zgjatim i strategjisë diplomatike të shuarjes së opozitarizmit në favor të regjimit.

Pikërisht për këtë arsye, ky 11 dhjetor i renditi masivisht demokratët pas tij duke i revokuar mandatin të gjithë atyre që silleshin si opozitarë kukulla në një republikë bananesh.

Pra në këtë kuptim, duke pranuar të “hanë bar”, pa u tutur të rikthejnë në krye të tyre një lider të damkosur dhe pa hezituar ti rrëmbejnë vulën atij me të cilin Yuri Kim preferon të pijë kafe, shumica e demokratëve vendosën të hyjnë në një kurs “anti- amerikan”.

Natyrisht, duke bërë këtë, ata e dinë se kanë vënë një bast të vështirë dhe kanë nisur një sfidë të pamundur. Shumëkush është i ndërgjegjshëm se tani përballja me regjimin e Ramës do të jetë edhe më e gjatë edhe më e mundimshme.

Por, kjo nuk qe një zgjedhje e lirë, ajo qe rruga e vetme përmbi të cilën u dënuan të ecin.

Dhe ata u treguan të gatshëm për këtë vetësakrifikim duke e përdorur harakirin e tyre për të dërguar dy mesazhe të qarta. Të parin në formë pyetjeje drejtuar shqiptarëve, nëse vazhdojnë të jenë të gatshëm të nënshtrohen përballë padrejtësive, kur ato u impnohen nga të mëdhenjtë. Dhe të dytin, ndaj atyre që arrijnë ti dëgjojnë përtej Allantikut, nëse ia vlen lindja në këtë vend e një sentimenti “anti-amerikan”, vetëm për hir të mbrojtjes së një bande kleptokratësh./Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Në “Air Albania” vijon procesi për shkarkimin e tij, Lulzim Basha bën levizjen e papritur…
Artikull pasardhës: VIDEO – Ekzekutimi i biznesmenit ditën e djeshme, arrestohen tre të dyshuar si autorë (emrat)…

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.