Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ANDI BUSHATI – Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul…

ShkodraWeb 13 December, 2021
andi bushati foto

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimin e babait të vet politik në zyrat e PD-së me ngjarjet e vitit ‘97, ka denoncuar kriminelët dhe të kapurit nga oligarkët që e shqëronin, ka anatemuar llumin që erdhi në Tiranë me pantallona të grisura dhe u bënë milionerë gjatë qeverisjes së PD-së.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se ka mjaftuar një mbledhje e shkurtër dhe një konferencë shtypi e Berishës brenda godinës, që ta detyrojë pasardhësin e tij të nxjerrë nga goja fjalë, duf dhe inat që nuk i kishte shqiptuar kurrë me një intensitet kaq të lartë.

Kjo pra është pyetja që duhet bërë: pse kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pati një reagim të shproporcionuar për një mbledhje të thjeshtë, gjë që nuk e ka bërë as për goditje më të rënda, as për nganjëherë shpifjet që foltorja ka prodhuar ndaj tij, as kur mbi 4500 delegatë i votuan shkarkimin, as kur u shpall një referendum për ta vulosur atë.

Pse një mbledhje e qetë, ne thelb vetëm simbolike, e disa deputetëve dhe antarëve të PD, që në fund të fundit kanë të drejtë të organizojnë aktivitete në selinë e përbashkët, u shndërrua në mëkatin sipëror për sytë e Bashës?

Vetëm pasi ke vënë re këtë asimetri, e ke të lehtë ta gjesh përgjigjen. Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit u soll në këtë mënyrë, pasi ai atunë më të madhe në politikë, nuk ka mbështetësit, militantët dhe votuesit, por çikërrima simbolike si zyra, vula dhe selia.

Ai njeh për opozitë protokollin dhe jo realitetin.

Ai ndihet mirë mes mureve të pushtetit dhe jo mes qëndrestarëve.

Atij nuk i interereson të jetë shumicë mes të vetëve, por thjeshtë të mbetet delfini i Edi Ramës.

Atij nuk i interson të bindë, por boll të vegjetojë.

Atij nuk i intereson të fitojë, por vetëm të mashtrojë.

Pikërishtë për këtë gjëja që Basha ka përjetuar më keq gjatë këtyre muajve, ishin ato tre orë kur ai u detyrua të strukej në një sallë, sepse mjediset diku afër i kishin zaptuar mbështetësit e Berishës.

Dhe natyrisht që s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kur nuk ke në favor, as sondazhet e opinionit, as delegatët e kuvendit, as militantët, madje as ata pak të cilëve iu bë sot thirrje të shkonin e ta përkrahnin në seli, nuk ke si të kesh ganxhë tjetër ku të kacavirresh.

Pra sjellja, toni dhe mllefi i Bashës pas kësaj që ngjau është mëse i kuptueshëm. Sot e turpshme, e patolerueshme dhe vrastare për opozitarizmin është sjellja e atyre që e mbështesin. Sepse tashmë jo Basha, por qerthulli i idiotëve të dobishëm që vazhdojnë të recitojnë thagmat e tij, janë njollat e pashlyeshme në trupin e frontit që do të vazhdojë betejën me regjimin rilindas. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Dy të marrë…!”, pas debatit të ashpër Basha- Berisha, kryeministri Rama shfaqet “i baraslarguar” falë Samuel Beckett
Artikull pasardhës: “Zgjedhim të ardhmen”, Lulzim Basha publikon sloganin për Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ai me 18 dhjetor

TË FUNDIT

Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.