Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ALFONS GRISHAJ – Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra…

ShkodraWeb 4 months ago

Që në vitin 1991 dhe deri më sot sa herë që bëhen zgjedhjet të kap një ankth shpirtëror jo për rezultatin e skuadrës së zemrës, por a do të ndodhë gjë si me dy prill të vitit 1991? A do kemi komente negative nga vëzhgues të botës së qytetëruar ? A do e kuptojmë njëri-tjetrin si kundërshtarë të zhvillimit apo si stërnipër të Nastradinit? A do t’a kuptojmë njëri-tjetrin si shqipfolës dhe mëkatarë me peshë të njëjtë specifike… apo njeri pupël dhe tjetri hekur?

Brohoria e fitores duhet të zërë vend vetëm ateherë kur liria e votës flet realen dhe jo imponimin. Duhet të festohet ateherë kur ndërgjegje kumton progresin dhe jo regresin. Duhet përshëndetur kur qytetaria lexohet si manifest njerëzor dhe jo kulm banditesk e rrugaçëror.

Partia Socialiste brohoret se fitoi 95 % të Bashkive në Shqipëri , si në 96 kur PD-istët ranë viktimë e hiles së “braktisjeve” kutive të votimit. Demokratët në ekstazë i mbushën kutitë me shqelma, duke dalë “fitimtarë” 90 deri 125%. Atëherë pak kush e kuptoi se një gabim i tillë do i krijonte PD-së imazhin e malukatit dhe fillimin e rënies së legjendës së flamurtarit të lirisë.

Berisha e kuptoi këtë, por njerëzit përreth, injorantë që kishin ardhur me lugë në brez paasnjë meritë, disa kishin hequr rrobën e vjetër, duke u rreshtuar në armatën e liridashësve me një neps rruge për të shkulur dhëmbë, gurë e garlliqe. Urrejtja kuturu godiste mullarët e kashtës.

Tani polet kanë ndryshuar dhe pak a shumë shohim të njëtën tabllo, me të vetmin ndryshim se pushtetarët e sotëm kanë bërë plaçkë dhe thasët e parave lëvizin ditën për diell duke bërë pazarin e rradhës.

Në Shqipëri, demokracia ka vdekur pa lindur mirë. Njerëzit nuk kanë më ndërgjegje lirie … E keqja është se askush nga “fitimtarët” nuk e kupton se, kjo është një vetvrasje !

Sikur Enveri dhe Ramizi të rinkarnoheshin do thonin: “Ngadalë more djema se nuk është koha tënë kur dilnim në votime fitimtarë 99% ! Tani kllasa jonë duhet të jetë më koherente, më dinake, ti japë ca minibashki këtyre bukëshkalëve që u bashkuan me kulakët dhe tradhëtarët, për arsye se: armiqtë e huaj do na akuzojnë se në Shqipëri funksinon ende diktatura e proletariatit!”.

Po dëgjon Padrino? Padrino para se të pushtonte kështjellën e Socialistëve, qe një ëndërrimtar demokrat , por i etur për gjak si Sadi, ku ëndërronte ti mbushte sheshet më gjak komunistësh. Por, ja që nuk e mbajti fjalën, sepse furia e kalit të tërbuar ndalet përballë kufirit të humnerës!

Ai krenohet se fitoi Shkodrën, pa e kuptuar se ai vrau bletën e fundit që e mbante në pushtet. PS nuk e fitoi Shkodrën se , ne e dimë përqindjen e elektoratit që ka PS me gjithë rutinën e shit-blerjes . Shkodrën e humbën divergjencat dhe përçarja si në vitin 1996 kur kandidoi Artur Luka, ku e “Djathta Shkodrane” fitoi me votat e Partisë Socialiste. Dhe e “ Djathta Shkodrane” kishte borxh për të larë … dhe borxhin e ktheu me besnikëri .

Në të tilla raste, Rozafa loton besën e dhënë që vëllezërit e shkelin dhe pas 2500 vjetësh, ku për të “qëndruar kalaja” , herë pas here duhet të muroset një i pafaj.

Bardh Spahia është një burrë brilant që së bashku me të motrën Nausika dhe babanë legjendar, Ali Spahia (bashkëluftëtari dhe miku im i shtrenjtë) dhanë çmundën për demokracinë shqiptare dhe Shkodrën.

Familja e Becve është një familje qytetare e shkëlqyer , që me Bahrinë, Fahri Beci (miku im), Astrit Beci (miku im ) e tjerë Becë kanë treguar se janë bij të denjë të Shkodrës .

Lind pyetja: a duhej familja e Spahive dhe Becve të dilnin kundër njëri-tjetrit (ashtu siç dolën Spahitë me Bushatllinjtë) për hatër lojës politikë ? Po! Shkodra hë për hë nuk duhet të udhëhiqet nga heterogjenët sepse akoma nuk e kemi kulturën demokratike për t’u udhëhequr nga subjekti, por nga tradicioni, duke sjellë paqen mbi qytetin hije rëndë.

Në kontekstin politik, PD, humbi përkohësisht bastionin e demokracisë që krenohej dhe Europa. Dikur, Euronews komentonte : “Shkodra, roca forte!!”. Në rastin në fjalë , fitoi qytetaria, ku dy kundërshtarët, xhentëlmenë të vërtetë i shtrënguan dorën njëri-tjetrit, shenjë përgjegjshmërie dhe demokracie. Shkodra e dha mesazhin e vet të qartë në rregullat e lojës politike.

Në këto zgjedhje u konstatua se, kotherja kulmoi gjeneralizëm, ndërsa ndërgjegja kombëtare dhe demokracia : zero!!

Kasnecët laramanë fërkojnë duart, duke thënë: “ Humbi Sali Berisha dhe Ilir Meta !” Unë u them, Jo ! Në sy të botës së qytetëruar politike nuk ka humbur Sali Berisha dhe Ilir Meta , por Demokracia Shqiptare dhe Dardania që ka nevojë për një krah të djathtë jo internacionalist proletar që bën pazare më të huajt. Unë nuk do përsëris vetveten dhe miqtë e mi që kanë vënë në dukje me qindra herë hemoragjinë kombëtare, e cila po zvogëlon popullsinë dhe shpresën se Shqipëria do bëhet një ditë.

Asnjëherë të majtët nuk kanë ndërtuar të ardhme, por kanë dhunuar lirinë, duke sjellur varfëri deri aty sa kanë detyruar popullin të thotë fjalën e vet , nganjëherë dhe me gjak.

Ajo që më ra në sy gjithë këto ditë ishte shfryrja e gjokseve dhe besnikëria e rreme, e cila dikur “kumbonte dhunshëm”. Lëpirja e akullores ksenomane lektisi të djathtën, duke treguar hapur delitantizmin politik infantil të vasalitetit të trashëguar në brezni.

Shkodra nuk pyet për “leshin” e habisë së sinqertë të Ylli Rakipit, i cili e pyeti me habi fëminore, Blendi Fevziun , “ Mos kemi shkuar për lesh o Fevzi?…”, as për koburet e njerit apo tjetrit që nuk përbëjnë 00.1%… SHKODRA ESHTE VARREZA E MADHE E VETEKENAQESISE TE ÇDO DEKLAMACIONI ARTIFICIAL.

Tek vërej hartën rozë e them me plot bindje se me këtë “fitore” piramidë, PS e ka futur veten në një problem të madh. Demokratët e botës së qytetëruar e kanë të qartë se në Shqipëri mund të flitet për çdo gjë , por për demokraci? JO!

Në Shqipëri, dajrja do bie për sa kohë që verbëria e kotheres sotme lurton çengitë për ahengun e nesërm . Paftat e teneqeve të dajres do bëjnë zhurmën galduese primitive ku në ekstazë masturbimi çengitë dhe çengijet do pjellin breshkën për ta emëruar çhief of staff për në portën e familjes europiane , e cila do ngelet e mbyllur për një kohë të gjatë.

Bash në prag të vetmisë kualitative të gjysheve dhe gjyshërve, qentë bastardë (që kanë pushtuar rrugët ) do jenë kortezhi ideal i tyre për në jetën tjetër. “Shenjë e bollëkut” dhe e largpamësisë vrastare të shpopullimit.

Dajrja bie për ditë zie. Sa dëshirë kam që të jem i gabuar! /Nga Alfons GRISHAJ, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – Përfundon faza e katërt e “Alpe të pastra”, asgjesohen 1030 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa…
Lajmi pasues: VIDEO – Filmohet duke marrë para gjatë sherbimit, pezullohet nga detyra nënkomisari i policisë në Shkodër…

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

5 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

9 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

5 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

9 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.