NGA ALBINA DEDA GJOCI – Lëter e hapur për një kapitull të mbyllur me Bashën…!

Un jam një demokrate, ish- deputete e anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Edhe kur na ndërrove në 2017 me Gjuzët që mblidhnin farat e lulediellit të shtëpia e lirisë, edhe kur na shkëmbeve me Jeniqerët nuk t’ u zemëruam se mendonim se pas teje qendron Ai, të cilin ti e preve në besë, e qëllove pas shpine por nuk e vrave.

Se simbolet nuk vriten….nuk i vrasin as tenderat e kunetërve dhe as gjaku që ke me gjaksorin e demokracisë Gramoz Ruçi.


Ti hyre në shtëpinë tonë të lirisë me besën që e shkele dhe aspak për genin dhe meritat e tua. Ti ishe askush dhe në sajë të dr.Berishës u shndërrove në pionierin që parashutoi aty ku të tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!

Ti ishe askush dhe pa emër ngele. Tani je me i pasigurtë se busti i Enverit më 19 Shkurt 1991. Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tënd. Ti je Judë…! Askush nuk të shpeton trupin dhe turpin se fytyra të ka ikur me kohë. /Publikuar në Facebook nga Albina DEDA GJOCI, ish- deputete e PD- së/