Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ALBIN KURTI – Të ndjekim pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez…

ShkodraWeb 3 years ago

Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët dhe feudalët shqiptarë në shekullin XV në numër të madh dhe me shtrirje aq të gjerë gjeografike morën pjesë në një kuvend të përbashkët me qëllim të përbashkimit të tyre çlirimtar nga pushtuesit osmanë. Lezha kishte një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe ishte nën zotërimin venecian, gjë që është interpretuar si ftesë e fisnikëve shqiptarë për bashkëpunim me venedikasit kundër osmanëve.

Kuvendi u mbajt në Katedralën e Shën Kollit, e ku morën pjesë figura historike si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia, Komi, Muzaka, e Tanush Topia, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu, Lekë Dushmani, Stefan Gjurashi e të tjerë. Në fjalën e tij hyrëse, Skënderbeu, atëbotë, shtroi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik e ushtarak të shqiptarëve, ndërkaq pjesëmarrësit e tjerë diskutuan për rrugët dhe mundësitë e realizimit të këtij bashkëpunimi.


Kuvendi u institucionalizua si forumi politik më i lartë i vendimmarrësve, i fisnikëve shqiptarë, dhe mbahej herë pas here. Bashkimi u vendos të bëhej përmes një besëlidhjeje politike ndërmjet zotëruesve të tokave të lira e të papushtuara, e që u njoh si Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Kryetari i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës ishte Skënderbeu.

Në Kuvendin e Besëlidhjes u miratua krijimi i një ushtrie të përbashkët shqiptare dhe Skënderbeu u caktua si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria formohej nga forcat e përhershme dhe ato të përkohshme. Forcat e përhershme ishin luftëtarët që fisnikët shqiptarë i dërgonin të luftonin së bashku me Skënderbeun, ndërkaq forcat e përkohshme thirreshin atëherë kur kishte luftime aktive me osmanët.

Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët, në të cilën përpos që kontribuonin fisnikët, të hyrat qarkullonin edhe nga fitimet e kriporeve të Shën Kollit, që ishin në pronësi të Kastriotëve nga taksat doganore, nga tregtia e drithit dhe e metaleve. Përmes Besëlidhjes, fisnikët shqiptarë synonin ta ruanin mëvetësinë e tyre nga osmanët, ndërkaq ata udhëhiqnin me parimin se megjithëse Skënderbeu ishte kryetar i Besëlidhjes, asnjëri nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tjetrit. Nga ky parim buron shprehja lidhur me këtë ngjarje historike ‘i pari ndër të parët’, në lidhjen e besës së Lezhës për fisnikët dhe trojet arbënore.

Sot, më 2 mars, teksa shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të besëlidhjes që është akt politik, publik e kolektiv i besatimit, i lidhjes së dëshirës së përbashkët me veprimin e secilit, ne duhet të mendojmë e të veprojmë duke menduar se si do të mendonin e vepronin nga Skënderbeu te rilindasit tanë dhe deri tek luftëtarët e dëshmorët në veçanti, të luftës së fundit në Kosovë. Pra, duhet të ndjekim pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez, ashtu që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet, t’i nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm, dhe, në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, me bashkim, me zhvillim e me përparim të gjithanshëm.

Sot, këtu te flamuri kombëtar shqiptar dhe te Besëlidhja e Lezhës, i përulemi me nderim të përjetshëm dhe zotohemi për angazhim njashtu të përjetshëm, heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjithat epokat e kombit tonë. /Fjala e mbajtur nga Albin KURTI në Lezhë në pervjetorin e “Besëlidhjes” së Skenderbeut/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: EMRI – Të shtëna ndaj një makine në mes të Tiranës, ja kush ishte 24 vjeçari- shenjestra e sulmit…
Lajmi pasues: NGA BLEDIAN KOKA – Si ti lexojmë zhgënjimet e Dr. Halim Kosovës…?

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

4 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

5 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023
  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobit Vllazninë, pezullohet 6 ndeshje zyrtari i saj 1 October, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “e dënuar” të fitojë përballë Dinamos për Superligën, rezultati negativ mund të largojë Memellin 1 October, 2023

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

4 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

5 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

8 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.