Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBERT VATAJ – Shkodra… Shkodra asht kafshim malli…

ShkodraWeb 26 February, 2026
albert vataj shkodra 2026

Shkodra mundet me ken gjithqysh, por për andjen teme e dashnin e t’tanve asht nji kafshim malli në shpirt. Kjo ngase ajo asht shpirtnore para krejt tana gjasjeve t’tjera. E tue ndigju heshtjen ma zashëm se krejt tallazimet e liqenit, lyp shpirtje andjesh e përmallim zemrash, qi n’prehna kujtimesh trazintare behin.

E un’ gjej prehje te stolisja e fjalëve e mallshëm za e zemër jam njiktu tue u rrëfy: Shkodër, u ba do kohë qi nuk kam ardh me t’pa, me u ndi i magjepsun prej hirit tand, me e ndigjue se si m’përshkojnë t’amëltat andje qi m’dalldisin tue m’lumnue.

S’erdha, jo ngase jam fort larg, por se diçka qi m’ban me faj, gjithnji s’mlen me ardh, me beh e me shue njat mall qi m’djeg. Ndoshta duhet me m’dhimt bash fort mungimi jot, qi un me ndi ma thellë, e me vuejt ma shum.

Me zemër kam ardh, e n’shpirt t’kam ba vend, por prap s’u epa ku m’yshtin n’trazim kujtimet. Kam ba mend, he sod e he nesër me bujt, e tanaheret nji pengim m’bahet sebep mos me ardh, si tue prit qi gjithnji t’vi te ti, kur kam hall a dert.

Pse u dashka me ken te ti, tue ik ma shpejt se tue ardh.

Shkodër, kam njaq mall për ty, njaq sa s’mundem me e shue edhe kur buj, thue se m’janë vu përmbas e duen me m’shkul rranjt e tuja qi vërshojnë n’mu si duhi ndjesish flakëruese.

Po të kujtoj gjithher, anipse tue u dogonis n’shpirt ngase s’po e gjej rrugën qi m’bjen atje.

Me sy t’skuqun e lotëve t’mallit, përpiqem me t’pa ma t’kthjellt, e me kqyr n’ty ma kjart, tançka gjegjet me m’nguc, e me m’nguc n’trazim shpirtin. Lypi me pa e me ndi gjanat qi rrëmbyshëm më marrin e më hedhin n’nji përjetim pikëllimi e malli, si tue dasht me sëmbu thellë n’mu gjendjen qi vitet ngucin me i mbulu me harrim.

Ndoshta diçka n’ty, tue u drasht me u fik harrimit, m’trazon tue m’marr në prehna kujtimesh, e tue m’çue ku e shkuemja m’ka prit e përcjell.
Pash ty, m’beso, djepi dhe parmenda jeme, për ty nuk ka harrim, kjo ngase jetoj me ty, e për ty. Përpiqem me ba ma t’mirën për vedi, tue mos harrue se krejtçka e njasaj pune me përkushtim, përulësi dhe përkorje, t’përket ty, sepse ti m’ke mëkue gjinin tand, n’ty kam çapitjen filluese t’hapit dhe sprovën me fluturue, tek ti kam kujtimet ma t’bukura, tek ti kam kalue vitet ma t’shumta, e ti më shpërbleve me gjanat qi sot më mungojnë.

E… në këtë mungim ti vjen tu m’përmallue, e ikën tue lan n’mu nji breng.

Shkodër, t’deshta e t’du, jo sepse mu deshte me t’përdor, por sepse prejse ika prej teje, ndij ma amësht, përjetoj ma vdirun, rrnoj si nji i syrgjynosun i fatit të vet.

E megjithatë n’ty s’pat kurrë hatërmbetje, as atëherë kur ta kthyem shpinën, as masandej qi, kur tue dasht me u krenue me ty, i çuem gjanat n’teprim.

Ti dite me na dasht e me na dhan njaq shum’, e na u rrekem, qi tue mos me t’harrue, me ba diçka për ty, me kriju si tue dasht me i’a blatue më t’shtrenjtat gjana shejtnis tande.

Shkodër, ti, ke ken, je e ke me mbet shejtnesh, me bekue çdo shpirt e çdo zemër, qi vullnetmir, gjithçka qi e nalton dhe e krenon, e bjen prap n’prehnin tand si fmijën e xanun n’faj, si un tue u rrëfi e lyp falje. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 26 shkurt 2026…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 shkurt 2026…

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.