Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792

Në fillim ishte vetëm një top,një sferë e zakonshme në duart apo këmbët e fëmijëve, por në oborrin e një kolegji jezuit në Shkodër të shekullit XIX, ai top nuk ishte thjesht lodër. Ishte një shkëndijë që ndezi një përthyerje kulturore e qytetëruese, një akt loje që, pa u kuptuar, do të zinte vend në kujtesën kolektive si momenti i parë i një epoke të re, lindja e futbollit në Shqipëri.

Ky rrëfim nuk vjen nga faqet zyrtare të historisë sportive, por nga hijet e një arkivi, nga drita që hedhin fotografitë e vjetra, nga një hulumtim këmbëngulës që dëshmon se, ashtu si shumë gjëra të çmuara në këtë vend, edhe futbolli lindi me pak zë, në margjinat e historisë, e megjithatë, me një dinjitet të heshtur që e bën të paharrueshëm. Po, për të zënë vendin e merituar që kishte dhe ka futbolli dhe për ta vendosur Shkodrën në hartën e privilegjeve të nënshkruesve të historisë së këtij sporti kaq popullor, që linid si topakëmbë për t’u njohur si futboll.

Një dritë mbi origjinat e futbollit në Shqipëri është hedhur në një publikim në mediat sociela nga Luçjan Bedeni, drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i cili përmes një hulumtimi historik të kujdesshëm, ka ndihmuar në qartësimin e një prej kapitujve më të hershëm, dhe më pak të dokumentuar, të sportit shqiptar, lindjen e topkambës në Shkodër, dekada përpara themelimit zyrtar të klubeve sportive.

Bedeni e nis shtjellimin e tij me një reflektim që fton për vëmendje:

“Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni, ashtu sikurse një pjesë e madhe e historisë së vendit tonë, ka hendeqet e veta, boshllëqe që duhen hulumtue, dokumentue dhe vu në vendin që u takon.”

Tradicionalisht, rrëfimi popullor i ka atribuar hyrjen e futbollit në Shqipëri një prifti të quajtur Ruter, i përmendur si një misionar maltez që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shekullit XIX. Ky version, më shumë se fakt historik, ishte pranuar si një lloj legjende urbane, e mbështetur më tepër në gojëdhëna se sa në dokumente arkivore.

Por ajo që sjell Bedeni është një kthesë metodologjike dhe faktike: përmes një pune kërkimore që përfshiu burime jezuite dhe dokumente të shekullit XIX, ai arrin të identifikojë figurën reale që fshihet pas emrit “Ruter”. Bëhet fjalë për Jan Philipp Roothaan, S.J. (1785–1853), atëherë epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Ishte pikërisht ai që në vitin 1840 i ngarkoi tre misionarë jezuitë italianë, Vincenzo Basile, Giuseppe Ignazio Guagliata dhe Salvatore Bartoli, me detyrën për të ngritur një mision jezuit në Shkodër.

Në 1842, ata themeluan Seminarin Jezuit, institucion që për dekada me radhë do të shndërrohej në një vatër të dijes dhe qytetërimit, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave dhe në përhapjen e ideve moderne, përfshirë edhe sportet.

Ky dimension u thellua më tej në 1878, me hapjen e shkollës së mesme “Shën Françesk Saveri” (e njohur si Kolegja Saveriane) nga Luigi Ignazio Mazza. Një fotografi e realizuar nga Pjetër Marubi në vitin e parë të Kolegjës, ku shfaqen nxënësit në oborrin e shkollës, përbën një dëshmi ikonografike me vlerë të shumëfishtë. Ajo jo vetëm që dokumenton realitetin arsimor të kohës, por tërheq vëmendjen për përfshirjen e lojërave me top në jetën e shkollës, një dukuri tashmë e zakontë në institutet jezuite të Evropës Perëndimore të asaj periudhe.

Kështu, historia e futbollit shqiptar nuk fillon në vitin 1913, me ndeshjen ndërmjet “Indipendencës” dhe një formacioni austro-hungarez në Vlorë, e as me themelimin e “Vllaznisë” në 1919. Ajo ka rrënjë shumë më të hershme, të lidhura me prurjen kulturore jezuite dhe me përpjekjet e misionarëve italianë për të ndërtuar një edukim të gjithanshëm në zemër të një qyteti që gjithnjë ka qenë pararojë e emancipimit shqiptar, Shkodrës.

Ky hulumtim nuk është thjesht një përpjekje për të shtyrë pas një datë të njohur historike. Është një ftesë për t’u ndalur, për të parë me sy të kthjellët dhe me mendje kritike rrugët e ndërthurura të dijes, edukimit dhe sportit. Është gjithashtu një rikujtim se historia jonë shpesh ndodhet në margjinat e dokumenteve, në detaje të harruara, në figurat e fshehura që nuk kanë hyrë ende në tekstet zyrtare.

Futbolli shqiptar nuk lindi njëherësh me kombëtaren, as me stadiumin. Ai u shfaq në heshtje, në oborret e shkollave, në hovin e rinisë së etur për të vrapuar drejt Evropës, shumë përpara se flamuri kuqezi të valëvitej në tribuna. Dhe kjo e bën historinë e tij edhe më të vlefshme, edhe më të bukur. /Nga Albert VATAJ/

Post navigation

Previous: VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…
Next: VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.