Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBERT VATAJ – Çdo ditë n’Shkodër, asht nji zgjim t’amelcuem n’tamlin e nji gjini mëkumun prej dashnimit dhe legjendës

ShkodraWeb 16 January, 2022
kalaja rozafa

Çdo ditë n’Shkodër, asht nji zgjim t’amelcuem n’tamlin e nji gjini mëkumun prej dashnimit dhe legjendës. Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue e përpëlitem tue ju lut ditës që dehet andjes s’shndritshme qi e miklon.

Drita m’gjen tue nduk gjinin tand, Shkodër loce, tue pi tamlin e gufimeve t’legjendës e tue u nguc krahnorit drituem gurëve ku asht murue shenjtnimi i nanës e naltimi i hyjnis së përuljes së njiksaj dashnie t’përkor.

Nadja e mir’ n’Shkoder, asht magji n’venin tand, asht prekje e amel e nji kujtimi, si ledh e durve t’nans, asht syni i njatij shpirti qi vjen e ulet n’ty lehtas si puthje e drojshme si dëshirim, asht ç’ka don n’ty me beh, si tue dasht me t’kujtu se bota krejt asht n’ty si njajo vullnes zemre qi t’nguc tue t’ba me u ndi drite. Ndrij ti shpirt qi din me ndez n’çdo rreze synin qi m’she me ma t’amlen dashni, njat qi na ban me ken prekje n’çdo buz qi puthet, prehje n’çdo prehen qi m’pret me ngrohtesi e m’percjell me lot.

Gazmoju njiksaj nadje qyteti jem i amel, dhimbje e amesht, nane e shtrejt e tana deshurave qi lindin n’ty per me ken bekim per mu.

Nadje e hirshme t’bjen prej kah drita lan me deshire e jeton me amelcim andrren e syve ku pahem me ty Shkodër, lumja ti, gzuemja andje qi m’mbush me dashni e me mall.

Un’ kjaj prej lumnimit tand, e ti qesh n’prekjen e ksaj drite qi lmon gjinjt e nji legjende e beh n’hinin e nji qendrese, qi mban emnin e nji nane sakrifikuse e gzon perjetsine e nji krenie.

Nadja mbi ty Rozafe bjen njaq e bukur sa ç’dishroj me lind n’çdo zemer dita e dritun n’deshira. Faleminers miku jem fort i mir’, Jetmir Troshani per foton, per kete prekje magjike t’synit e t’shpirtit. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e diel 16 janar 2022…
Next: Incidentet në ndeshjen Tirana- Vllaznia, policia procedon tre tifozë, dy prej tyre kuqeblu…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.