Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBERT VATAJ – 1 Qershor sot është edhe në Gaza…!

ShkodraWeb 1 June, 2025
albert vataj 1 qershori gaza 2025

Në çdo 1 Qershor, bota flet me një zë më të butë, dëgjon me përulësi më të lartuar në vetëdijësim, zgjohet së bashku me fëmijën për të festuar me fëmijën që sheh te prindi vetë vullnetin e Zotit, të zbritur në atë shëmbëllim mrekullibërës.

Sot gjithashtu është dita kur shikimi dhe frymëmarrja ndalen mbi ata që ende nuk dinë ta shprehin dhimbjen me fjalë, por e përçojnë atë me sytë dhe gjithë qenien e tyre. Një pamje që të dithëron, një dhimbje që zgjihet dhe të shpon tejpërtej, duke të të zgjuar, duke të të përmendur, duke të dëshmuar se çfarë është kjo ditë për ata që nuk mund të jenë fëmijë, nuk mund të jenë asgjë që jeta u ka dhënë. Por ata janë tragjikisht një statistik lufte mizore, një numër në axhendat politike, një arsye për të besuar se vetë apokalipsi vjen për të treguar fytyrën e vet më të kobshme.

Në shumë vende, 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, vishet me ngjyra e festës, me harenë e fëmijëve, me këngë e lodra, të qeshura dhe magjinë e mrekullisë së jetës që vjen vetëm nga ata fëmijët.

Në këtë tablo të ngjyrshme kundrojmë fytyra të ndriçuara nga drita dhe gazmimi i atyre që sjellin dritë në jetë dhe lajmërojnë ëndrra të magjishme në dëshirimet e tyre. Ata janë e sotma dhe e ardhmja.

Por në Gaza, mes rrënojave, kujave të vdekjes, thirrjeve për ndihmë, duarve që zgjaten në askund fëmijët nuk dinë ç’është festa. Nuk dinë ç’është paqja. Ata rriten në strehën e pasigurisë, rriten më shpejt se fëmijëria, flenë me sy hapur e zgjohen me gjëmimin e shpërthimeve.

Ata nuk dinë nëse mëngjesi do t’i gjejë me prindërit, me shtëpinë, me jetën. Dhe ëndrrat e tyre, ato pak që kanë mbetur, mund t’ua këpusë vdekja në një çast, e ftohtë, e verbër, e përsëritur.

Sot nuk është vetëm dita për të mbrojtur mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë fëmijëve. Sot është edhe dita për të shikuar me sytë e shpirtit, për të reflektuar me përgjegjësinë e njerëzores, mbi atë që po ndodh në Gaza, atë çmim absurd që po e paguajnë fëmijët në një luftë edhe më absurde.

Në vend të kartolinave e tullumbaceve, ata kanë rrënoja që mbulojnë kujtimet. Në vend të ëmbëlsirave, ata kanë pluhurin e një qyteti që është tretur si një ëndërr e djegur.

Ka fëmijë që mësojnë fjalën “frikë” para se të mësojnë fjalën “dashuri”, që e shikojnë qiellin jo për të kërkuar yje apo dritë, por për të shmangur dronët.

Ka fëmijë që nuk luajnë më, sepse loja është kthyer në mbijetesë. Dhe megjithatë, 1 Qershori është edhe për ata. Ndoshta më shumë për ta, sesa për këdo tjetër.

Ky nuk është një tekst për të trishtuar. Është një kujtesë me zemër, një thirrje që të mos heshtim. Të mos e pranojmë si normale atë që është krim. Të mos e shohim luftën si sfond lajmesh, por si plagë të përbashkët të ndërgjegjes njerëzore.

Të mos e lejojmë që fëmijëria e atyre që nuk mund të festojnë sot, të shuhet pa një dritë shprese. Sepse zëri i tyre, loja e tyre, dëshirat e tyre janë kapitulli më i bukur i ardhmërisë, dhe ne s’mund ta lejojmë që ky kapitull të digjet pa u shkruar.

Le të mos u japim vetëm festë atyre që kanë gjithçka. Le t’u japim zë atyre që nuk kanë asgjë, veç shpirtit që rënkon në heshtje. Sepse, po, 1 Qershor sot është edhe në Gaza. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Saga e gjakmarrjes që nisi në ’94 mes fiseve Gjini dhe Kaza, numërohen 5 të vrarë, i fundit Pjetër Kaza…
Next: RISIA – NBC Talk, liria për të komunikuar dhe për të paguar është këtu…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.