Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBA MALLTEZI – Tani, faleni infermieren e Pejës…!

ShkodraWeb 4 November, 2022
alba malltezi iunfermiere peje

Tani, pas disa ditësh që të gjithë e thamë mendimin tonë mbi infermieren e re të Pejës, e cila pa menduar, pa vënë zemrën para veprimit që “hakmarrja primitive” i tha të bëjë, goditi, përqeshi të moshuarën e sëmurë, faleni atë! “Më goditi e para”, tha. “Pak e kishte aq sa po i bëja”.

Edhe ne moralistët e gjithçkaje, ne që falim trafikantë vajzash e grash shqiptare dhe frekuentojmë restorantet, rezortet, baret luksoze që ata kanë ngritur kudo duke i quajtur me respekt biznesmenë. Ne që iu bëjmë reklamë bananeve me kokainë dhe bërtasim të gëzuar sa më shumë të na kenë paguar. Ne që blejmë apartamentet në ndërtimet e tyre, ne që marrim rrogat në bizneset e tyre, ne jemi, ishim, të pamëshirshëm me këtë vajzë. Ne që bëhemi “tapetë” para politikanësh që kanë bërë keq e më keq sa ajo bëri në dhomat e shtëpisë së të moshuarve në atë kodrinë në Pejë, ne që admirojnë orat rolex e vilat miliona euroshe të gjyqtarëve e politikanëve tanë, ne që blejmë unaza, gjerdanë e bizhuteri të vjedhura me dhunë grave në Evropë, mirë e bëmë që u revoltuam. Por a jemi edhe ne “të fortë” me atë që nuk kemi frikë dhe servilë dhe admirues me kë është realisht i pasur dhe me pushtet?

Atëherë, duhet ta falim këtë vajzë e të shohim tek ajo të gjithë problemet që bartim si individë në tranzicionin tonë. Le të shërbejë infermierja e Pejës si një pasqyrë ku ne të shohim brenda vetes dhe të korrigjojmë, të kërkojmë, të përmirësohemi për t’u bërë më të mirë, më të drejtë, më të vërtetë.

Infermierja nga Peja do të ketë procesin e saj gjyqësor. Fëmijët e nënës së dhunuar, sa mirë, do ta marrin tashmë në shtëpinë e ngrohtë atë. Ne, në vend që të shpërthejmë tek ngjarja e radhës për të pritur tjetrën më pas, a mund të bëjmë diçka? Të ndalojmë. Të reflektojmë. Të mësojmë e të pyesim: Sa vetë mes nesh, afër nesh, sillen njësoj? /Nga Alba MALLTEZI/

Post navigation

Previous: EMRI – Përsëri 33 kile “mall” në arkat me banane, shpallet në kërkim pronari i kompanisë së njohur që i porositi
Next: HOROSKOPI – Parashikimi i fatit për ditën e shtunë, 5 nëntor 2022, çfarë ju kanë rezervuar yjet…

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.