Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ALBA MALLTEZI – Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq…

ShkodraWeb 12 May, 2026
ndrenika puthja 2026

I njëjti cunam do të ishte ngritur nëse një tjetër aktor apo aktore e madhe do të shkonte në gjyq dhe do të puthte apo do të përqafonte ta zëmë Ilir Metën, apo Sali Berishën, por Robert Ndrenika prishi planet. Sepse një aktor i madh bën pikërisht këtë: Rrëmben vëmendjen e tapetit të kuq pikërisht në kohën e duhur, në vendin e duhur, në momentin e duhur.

Mjeshtri i skenës na e dha një shuplakë të gjithëve që të kamufluar nën petkun e “ëndrrimtarëve të drejtësisë” nuk po bëjmë tjetër gjë veçse interpretimin më të shëmtuar që bënë të parët tanë në të tmerrshmet vite të pasluftës së Dytë Botërore: Etja e verbër për të ekzekutuar pa avokatë e pa gjyqe transparente ata që mendojmë se kanë gabuar; identifikimin e njeriut dhe poshtërimin e tij me gabimet që mendojmë se ka kryer. Por një njeri nuk është vetëm gabimi i tij. Një njeri, jashtë burgut dhe përtej gjykatës është dhe qënia që meriton të lihet në qetësinë njerëzore.

“Mbajeni dorën”! Ishte thirrja e dëshpëruar e aktorit në një prej roleve të tij më të fundit që na e dhuroi si një spektakël për t’u zgjuar, për t’i thirrur mendjes. “Mbajeni dorën” sepse këto gabime që po bëjmë i kemi bërë në të shkuarën: Po mohojmë njerëz, po fshehim procese, dokumente, fakte, po shfryjmë urrejtje për hatërmbetje të së shkuarës: Nuk më punësoi, nuk më foli, nuk më dha shtëpi, nuk më bëri rrugën, më prishi teatrin, nuk më pëlqen politikisht, më ofendoi, etj. etj. Por të gjitha këto nuk mjaftojnë për të linçuar askënd, të gjitha këto nuk justifikojnë etjen për “gjak” që shihet në sy politikanësh, në debate mediash, në ekzekutime social mediash dhe në etiketime veprimesh individësh të lirë në kohët më të lira që një shqiptar ka provuar.

Dhe pikërisht në këtë liri maksimale secili prej nesh duhet të vetëpërmbahet e t’i vendosë ai dhe vetëm ai vetes etikën dhe moralin që nuk duhet të cënojë askënd prej atyre që dretësisë iu janë dorëzuar.

I madhi Robert Ndrenika u bëri një prej shërbimeve më të vlefshme, jetësore disa shqiptarëve, të cilët ende shkojnë në grupe nëpër kafenera vetëm nga frika që të mos jenë ata të përfolurt e radhës. Por njëkohësisht, u bëri një shërbim të vlefshëm edhe artistëve shqiptarë, duke rrëmbyer tapetin e kuq të vëmendjes, të zotëruar në gjithë e gjithë këto vite prej politikanëve. /Nga Alba MALLTEZI/

Post navigation

Previous: Akuzat për korrupsion në zgjedhje, elektricistët e Vaut të Dejës dëshmojnë në gjyqin ndaj kryebashkiakut Shkreli
Next: Futbolli i vajzave i “falet” Vllaznisë, Shqipëria këtë vit me dy ekipe në Champions League…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.