Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA AGRON GJEKMARKAJ – Sot PD gjindet ende në agoni të plotë, Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet…

ShkodraWeb 10 March, 2022
basha-gjekmarkaj

Sot PD gjindet ende në agoni të plotë! Lulzim Basha është nën një presion të gjithëanshëm. Moda kerkon që ai të fajësohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem. Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje. Por jemi njerez dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qënie humane e nuk duhet të behemi bisha. PD po paguan para historisë faturen e saj 30 vjeçare.Ajo ka prekur fundin!

Sigurisht Lulzim Basha ka përgjegjësi të medha, ne të tjeret pas tij po aq. Une e ndjeva atë pergjegjësi dhe u largova.Basha është sulmuar në besueshmeri në menyrë asgjesuese, gati të pakthim. Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashes i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to. Politika qënka me kurthe,po re ferkojnë duart s’ta qan kush hallin. Basha ka zgjedhur gjuhen dhe qendrimet e gabuara për të komunikuar me demokratet dhe shoqerinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjëjt.

Basha nuk është humbësi i vetëm. Por meqënëse ai është lideri ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të presë nyjen gordiane! Ai duhet të dorhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratëve.

Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenen publike thotë kam fituar! Asgjë s’ka fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë! Sali Berisha duhet të tregojë se, PD nuk e sheh si pronë përshtypje, kjo e krijuar në 30 vjet! Duhet tu tregojë demokratëve që nuk e do atë për fëmijët e tij dhe tarafin nga pas po për Shqipërinë dhe demokratët. Ai duhet të premtoje terheqjen nga aventura që premton!

Një burrë në moshë të thyer i cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kënaqë krenarinë e tij mazokiste mund të thuhet që pjesërisht e ka realizuar atë.

PD duhet të bashkohet. Një komision nga dy anët duhet të ndertojë një platformë bashkimi e rithemelimi të vertete e jo pupulist stadiumesh. Ky komision mund të bëhet drejtimi i përkohshëm i PD për ta çuar atë drejt garës. Gara e vertetë e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë!

Personalisht çdo vendim që marr se bëj për t’i hyrë në qejf njeriu apo për të merzitur njeri. E bëj për vete dhe njerëzit, aq sa janë që mund të përfaqësoj.

Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhet bëjmë edhe pa ju”, ju them që detyrimin e kam vetëm për demokratet kudo që ndodhen, në veçanti për banorët e Qarkut të Lezhes që më kanë votuar.

Nuk do me shihni kurrë duke i lepirë këpucët njeriu! Nuk do më shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur! Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Për mua politika vlen për aq ditë sa përfaqësoj diçka!

Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie. PD sot ka nevojë për arsye, për humanizëm , ide dhe vendime të vështira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha. /Nga Agron GJEKMARKAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: OPINION – “Mësimi” i ri që duhet të përvetësojnë në Shkodër humbësit e garës së 6 marsit për bashkinë…
Next: VIDEO – Studentët e “Luigj Gurakuqit” në Shkodër protestojnë për rritjen e çmimit të karburanteve…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.