NGA AGRON GJEKMARKAJ – Boll më, Basha e Berisha nuk janë gjeni, nuk janë hyjni dhe nuk bëjnë magji…

Une kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së.

Kjo prek Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si autore direkt të gjendjes ku është sot PD.


Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet per egot e askujt sado të pundme, komike a tragjike të jene ato.

Unë nuk i kam kerkuar një hap pas Lulzim Bashes por dorheqje të pakushtezuar e të parevokueshme,duke e falenderuar per gjithçka ka bërë per PD-në.

Luzim Basha nuk na beri nder duke u terhequr. Ai e kishte detyrim. Nje gjest qe duhet vlersuar si mbajtje pergjeqesie.

Keshtu dhe shumica e grupit.Une nuk jam terhequr nga qendrimi që një person i shpallur non gratta nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim.

Per pjesen tjerer e mbeshtes platformen e paraqitur nga Alibeaj.Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha per të cilet mirnjohja do ishte e pafundme nese terhiqen në heshtje per një kohe të gjatë.

Demokratet dhe shqiptaret u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundesi, kohe ! Tani boll më. Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji. Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramen dhe mazhorancen socialiste.

Një copë pak me e madhe me Sali Berishen dhe një tjeter e vogel me Lulzim Bashen thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes. /Nga Agron GJEKMARKAJ/