Po kërkoj nën hijen e pemës… Nuk ju gjej! Po endem rrugëve… Nuk ju shoh! Po hyj nëpër qelitë e burgjeve… Vetëm gjurma juaj! Po bares nëpër qytetet e botës… Askund hije! Kërkoj nëpër muze… Gjej vetëm plumba të përgjakur! Më përcëllon kraharori!
Ku jeni o shokët e mi?!
Ku shkuat e nuk më thatë asnjë porosi?! Përse më latë vetëm! A nuk pendoheni?! A përmalloheni sado pak për mua?! Si mund të pi kafe vetëm?! Po çelin lulet… Vegim i buzëqeshjes! Asnjë fjalë nga zëri juaj!
Po ku jeni o shokët e mi?!
Dua t’i vizatoj në qiell emrat tuaj… M’i merr kaltërsia! Dua t’i skalis në shpat fytyra tuaja… Më laget faqja e malit! Dua t’i mbjell thellë filizat tuaj… Më ngashëren toka!
Po ku jeni o shokët e mi?! /Nga Agim GJAKOVA, publikuar në Facebook/