Sepse sa herë që ju i shani e kërkoni ti poshtëroni, unë aq herë e më shumë i dua akoma e i respektoj në ekstrem… Sepse jeni pikërisht ju e antishqiptarizmi juaj që me dashje e jo pa qëllim, keni kohë që i fryni fort urave të ndarjes Veri – Jug e që nuk e doni kurrën e kurrës bashkimin e Shqipërisë me Kosovën…
Sepse unë Veriun e veriorët e Shqipërisë i dua …pikërisht pse nuk i doni e nuk i keni dashur kurrë ju pjella neveritëse antishqiptare komuniste e bolshevike që keni 76 vjet që ja nxitë jetën atij vendi e atij populli.
…Unë i dua sepse ata janë pjesa më atdhetare, më patriotike, më vitale e më nacionaliste e Atdheut tim… Sepse askush si ata nuk ka luftuar për egzistencën e mbrojtjen e trojeve amtare shqiptare… Sepse ata kurrë nuk e mbështetën komunizmin e kurrë s’ e shiten Atdheun e tyre tek serbi, rusi, kinezi, greku , turku e arabi…
Sepse ti Shqipëri ke rrojtur për dekada me radhë falë kromit, bakrit e mineraleve të tjera të rralla e të pafund që në masën 90 % nxirrej prej punës rropatëse të veriorëve e Veriut të pasur shqiptar që kurrë nuk u vlerësua e nuk u shpërblye për çka i dha vendit të vet…
Sepse ti Shqipëri e ti shqiptar deri me sot je ndriçuar e ke marrë dritë e jo errësirë pikërisht prej hidrocentraleve të Veriut të Shqipërisë e që kurrë nuk të tha një herë goja -faleminderit…
Sepse antikomunizmin e tyre jo më kot e diktatura e diktatori e shpërblyen me urrejtje e praprapambetje të gjithanshme që nga Laçi deri në Vermosh…
Sepse jo më kot ish- Byroja Politike e Hoxhës vetëm nja ”dy kokrra” kishte nga Veriu e të tjerët dihet fort mirë se prej nga ishin…dhe jo rastësisht…
Sepse pa ju ardhur keq fare duhet të pranoni se vetitë e cilësite burrërorë të veriorëve tanë janë ku e ku me ato të shumë krahinave të tjera të Shqipërisë…
Sepse libri i shenjtë i drejtësisë e i kodit të mirësjelljes njerëzore shqiptare, Kanuni i Lek Dukagjinit, e ka prejardhjen e tij pikërisht prej Veriut…
Sepse Heroi ynë i vetëm kombetër Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi, luftoi e jetoi e u varros po në pjesën veriore të Shqiperisë…
Sepse Gjigandi e Vigani ynë kombëtar At Gjergj Fishta fatmirësisht ishte po nga kjo trevë e mençur e patriotike e Shqipërisë…
Sepse kleri katolik jo më kot e urrente komunizmin e bolshevizmën shqiptare e jo me kot diktatura e lau atë në gjak…
Sepse trimi e nacionalisti Prek Cali jo më kot thirrjes së kriminelit Mehmet Shehu për t’ u dorëzuar e për t’ u bërë me ta ju pergjegj se…po si me u ba me ju kur ju u bëtë vëllezër -gjaku me armikun e hasmin tonë shekullor, shkjaun…
Sepse jo më kot të vetmet revolta e kryengritje antikomuniste u bënë në Postribë, Kelmend , Koplik etj…
Sepse Migjeni e Mjeda, L.Gurakuqi, P.Vasa e Marubi ishin bash prej Veriut e shkruan, punuan e luftuan për vendin e tyre si pak kush tjetër…
Sepse burgjet më të tmerreshme të diktaturës Burreli, Spaçi, Qafë Bari etj., jo më kot ishin instaluar në Veri të Shqipërisë…
Sepse ju e keni urryer gjithmonë Veriun e veriorët shqiptarë edhe për faktin tjetër se mbreti i tyre Ahmet Zogu burri e njeriu …shtetari e shqiptari që bëri aq shumë për kombin e popullin e vet ishte pikërisht nga Veriu…
Sepse ju vazhdoni ta urreni Veriun e veriorët tanë edhe pse Sali Berisha është po nga kjo zonë gjeografike e Shqipërisë…e harroni poshtërsisht minimumi ti thoni një faleminderit kombëtar që me Rrugën e Kombit bashkoi “de fakto” Shqipërinë me Kosovën…e futi vendin në NATO…u hoqi shqiptarëve nga fyti lakun poshtërues të vizave etj., etj…
Sepse ju ndjeni një kënaqësi perverse kur këta shqiptarë prej Veriut tonë fisnik i shani e i fyeni teksa i quani malokë, shpellarë, çeçenë e kokë pa larë…dhe kush se…pikërisht ju që vini era mut kokë e këmbë… e së pari ju antinjerëzit Rama e Veliaj…
Sepse ju nuk e duroni dot faktin se B.Curri, A. e Sh. Galica, M.Sokoli, H.Prishtina I.Boletini, Ded Gjoluli, A.Jashari etj., etj. pa fund janë e mbeten burra e simbole kombëtare të shqiptarisë…
Sepse juve ju tmerron fakti që Kosova në Veri të Shqipërisë është e mbetet krenaria kombëtare e Atdheut tonë mëmë …në të gjitha drejtimet…
Sepse ju bëheni ligsht fort kur ne flasim për bujarinë e dibranëve e besnikërinë e kuksianëve…fisnikërinë e tropojanëve e nacionalizmin e matjanëve…për kryeneçësinë e mirditorëve e burrërine e pukjanëve…për mençurinë e krutanëve e dijet e lezhjanëve… e për mrekullitë e pafundme të shkodranëve…e natyrisht që xhelozoheni keq kur ne as që kemi ndërmend ta heqim prej goje krenarinë tonë kombëtare Kosovën të cilen ju e shitët tek serbi dekada me parë…
Sepse ju antishqiptarët që organizuat së bashku me serbin e grekun 97- ën e tmerrshme që synonte ndarjen e Shqipërisë nuk guxoni dot as ta përmendni Lidhjen Kombëtare Shqiptare të Prizrenit që këtu e 100 e kusur vite me parë synonte fuqishëm bashkimin tonë kombëtar…
Sepse ju bëheni me dhimbje koke kur ne zëmë e flasim për Qytet – Shtetin e Shqipërise sonë – Shkodrën e kulturës e të historisë sonë kombëtare…për djepin e qytetarisë e të civilizimit, për vatrën e përjeteshme të antikomunizmit e djepin e demokracisë shqiptare…për universitetin kombëtar shqiptar të artit, kulturës, sportit, dijes e përparimit…etj., etj…
Sepse juve ju bën keq fakti që edhe sporti më i dashur e më popullor i shqiptarëve, futbolli, lindi pikërisht në Shkodër pra në Veri të Shqipërisë e që jo me kot klubi sportiv i këtij qyteti mori emrin aq të dashur e simbolik Vllaznia…
Sepse ju që ja keni lëshuar tokën tonë të të parëve…varrezave të ushtarëve grekë… e kishave greke…e ju që po i shisni edhe detin e Shqipërisë -grekut …portet e tija po ja jepni arabëve…aeroportet po u’ a dhuroni turqve etj., etj., e keni shumë të vështirë të kuptoni e të ndjeni se ç’ do të thotë të luftosh e të derdhësh gjak ndër dekada me ata që kërkojnë të të zaptojnë Atdheun tënd…
Sepse fisnikërinë, burrërinë, krenarinë kombëtare, atdhetarinë, trimërinë, besën e bujarinë e Veriut e të veriorëve shqiptare nuk ma do mendja se ju ”të civilizuarit e modernët e kohës së sotme” që si fjalë të parë keni tradhëtinë e pabesinë, injorancën e poshtërsinë…antishqiptarizmin e antinjezillëkun…do të arrini ti kuptoni dot…
Ndaj për këto por edhe për shumë e shumë të tjera unë…me origjinë familjare nga Jugu i Shqipërisë…lindur, rritur, jetuar e formuar në Tirane…ikur nga Shqipëria ketu e 21 vjet më parë e sot me banim në SHBA…sepse më detyruat e më larguat pikërisht JU vemjet që sot guxoni e i etiketoni veriorët tanë me epitetet më fyese e banale e fërkoni duart që na përzutë ne asisoj…e dua dhe do ta dua Veriun e vendit tim e veriorët e Shqipërisë sime deri në frymën time të fundit duke qenë i nderuar e krenar që shumë miq të mirë e të hershëm të mijtë i kam pikërisht nga Veriu …ç’ka më bën të ndihem vërtet i privilegjuar e i nderuar nën miqësinë e shoqërinë e tyre fisnike e të kahershme. /Nga Aadriatik R. DOSTI/