
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Nisëm sot dëgjesat publike me banorët për projekt buxhetin e vitit 2024 dhe atë afatmesëm 2024-2026.
Filluam nga Njësia Administrative Rrethina, Pult, Shalë dhe Shosh. Diskutuam për ndërhyrje në infrastrukturë, në arsim, ndriçim publik, çerdhe dhe hapësira të përbashkëta.
Nevojat janë të shumta, por bashkë do të nisim me ato më imediatet që lehtësojnë jetën e përditshme të banorëve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!