Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, shoku i Lear Kurtit bën deklaratën e fortë: Kërkojnë të më mbyllin gojën, policia po më përndjek

ShkodraWeb 13 November, 2022
lear kurti zyhdi spahiu

Shoku i ngushtë i Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili ndërroi jetë pas arrestimit në komisariatin e policisë në Tiranë, ka zbuluar për ABC se ndodhet nën përndjekjen e policisë.

Zyhdi Spahiu, 36-vjeç, ishte prezent në momentin e arrestimit nga policia. Ai rrëfeu për emisionin Pirranjat pas ngjarjes se Leari ishte dhunuar barbarisht në makinën e policisë.

Sipas tij fill pas kësaj deklarate ai është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku u mbajt për rreth 3 orë. Që atëherë, Spahiu zbulon se ka qenë nën përndjekje nga policia dhe se është mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.

Më vonë më 2 nëntor, Spahiu është shoqëruar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga policia vetëm pak metra pasi kishte komunikuar me ta për të lëvizur makinën, pasi siç tregon, kishte marrë diçka për të ngrënë në një “fast food” te rruga e Durrësit.

“Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj”, thotë ai.

Spahiu zbulon se gjatë momentit të arrestimit i ka shkuar i njëjti punonjës policie që ka qenë natën kur Leari është shoqëruar dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “ça i kë bërë vetes me këtë deklaratë, do të dalë nga hundët”.

Në një intervistë për ABC 36-vjeçari zbulon për herë të parë se natën që është shoqëruar Leari, ai ka qenë i dehur dhe ka kundërshtuar forcat e rendit, por është lënë i lirë në këmbim që të mos fliste.

“Ligji është i barabartë për të gjithë. Ke bërë një krim do marrësh dënimin, siç mbaj unë përgjegjësi. Kam bërë një krim, kam vuajtur dënimin. Shpresoj që ata të marrin dënimin e duhur sepse vëllanë tim, Learin nuk e kthejmë dot më.

Shqiptarët janë të gjithë me mua sepse e dinë se policia jonë është shumë harbute. Nuk ka mënyrë komunikimi fare. Në momentin që do ndalohet çdo qytetar do trembet. Sikur jemi në luftë, ne s’jemi në luftë. Detyra e këtyre është ta mbrojnë qytetarin”, thotë ai, teksa thekson se kushdo që të ishte nuk do e gëlltiste lëndën narkotike, por do e hidhte.

Ai e mbyll intervistën e tij me zotim se do të vijojë të kërkojë drejtësi për shokun e tij se dhe policia lodhet kot me këto forma presioni për t’i mbyllur gojën.

“Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA SAIMIR KOLA – E djeshmja duhet të jetë protesta e fundit…problemi ynë është shpopullimi
Artikull pasardhës: SENSIBILIZIM – Vogëlushi 4- vjeçar nga Shkodra po lufton me sëmundjen e rëndë, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.