
Partia Demokratike,dega Shkodër iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës t’i bashkohen në protestën e rradhës kundër pushtetit të krimit dhe narkoshtetit. Të vendosur si kurrë më parë në një protestë qytetare dhe krejtësisht paqësore t’ia rikthejmë vlerat Shqipërisë. Nesër të gjithë bashkë për Shqipërinë si gjithë Europa. Nesër do të bllokohen të gjithë akset kryesore të rrugëve kombëtare të Shqipërisë.
Për të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen protestës, Partia Demokratike Shkodër ka vendosur në dispozicion mjete që do të nisen nga sheshi para Teatrit “Migjeni” në orën 15:00.