Nëse udhëtoni nesër nga Shkodra drejt Tiranës, duhet të keni parasysh se rruga do të bllokohen në aksin…

Loading...

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se në vijim të rehabilitimit të segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushe Krujë duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë dhe faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese.

Segmenti do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Krujë.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Loading...