Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nëse s’kanë prova, SHBA-të do t’i vendosë në dispozicion…”, sekretari i ri i PD- së: SPAK duhet të nisë hetim ndaj Sali Berishës!

ShkodraWeb 27 December, 2021
berisha bejko

Sekretari i ri i Partisë Demokratike për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, Roland Bejko ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion duhet të kishte nisur një hetim për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për MCN, Bejko ka komentuar deklaratat e zv.ndihmës sekretarit të DASH, Gabriel Escobar, teksa ka thënë se nëse SPAK nuk ka materiale për të ngritur hetimet, atëherë do të jetë SHBA që do t’i vërë në dispozicion për një kohë.

Roland Bejko komentoi dhe ultimatumin drejtuar Bashës së duhet të lërë zyrën në 5 janar. Sipas tij PD duhet të veprojë në mënyrë demokratike dhe të presë një vendim të gjykatës pasi “ultimatume me zakone kreshnikësh, nuk janë zgjidhje”.

-Z. Bejko, fillimisht një koment tuajin, mbi faktin se SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për ish kryeministrin Sali Berisa. A duhet të ishin vënë në lëvizje institucionet, sipas jush?

-Duhet të ishin vënë në lëvizje institucionet në Shqipëri pasi është nënshkruar dhe nga zv. ndihmës sekretari amerikan Escobar tha se drejtësia duhet të kishte vepruar dhe nëse s’kanë material do të jetë SHBA që do të vërë në dispozicion për një kohë.

-Z. Bejko, vetëm pak ditë më parë ju keni marrë një detyrë të re, si Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, në raport me atë çka kërkon partia demokratike, një hartën e re territoriale, kur do nisi puna dhe çfarë duhet të ndryshojë konkretisht?

-PD ka një nga sfidat e veta reformën territoriale. Në 2015 reforma nuk lehtësoi shërbimin e parë, pasi sot shqiptarët nuk marr në cilësinë e duhur ato shërbime. Pushteti lokal është i centralizuar, kryetarët e bashkive lëvizin sipas fijeve të interesit të Ramës. Ka dhe skandale të tilla siç është pastrimi që ka të bëjë me inceneratorët ku duket që është aferë megakorruptive. Ajo që do të ndryshojë është rishikimi jo thjesht i hartës, por edhe për shërbimet si çështje të zhvillimit ekonomik. Për pasojë për mungesë të këtyre politikave kemi braktisje të periferive për shkak të kushteve dhe shërbimeve. Këto janë fenomene që duhet ndalur dhe reforma të jetë e fokusuar në këto politika.

-Z.Bejko, në mbledhjen e këshillit kombëtar u procedua me një votim në bllok. U thye përsëri sërish neni 44, pika 4 e statutit ku thuhet se “Këshilli Kombëtar drejtohet nga Kryetari i Këshillit, i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, mes të paktën dy kandidaturave alternative. Dhe pika 6 e po këtij neni thotë se, këshilli kombëtar “vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm; Nënkryetarëve të Partisë; Anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së; Sekretarëve funksionalë”. Çfarë mesazhi po jepni përmes këtij procesi?

-Votimi për shkarkimin e sekretarëve u krye në bllok, por pasi kërkova të bëhej me votim të fshehtë, por kur kemi të bëjmë me emra dhe funksione por duhet të jetë me votim të fshehtë. Basha prezantoi kandidaturat e veta dhe këshilli kombëtar me ¼ mund të bëj propozimet dhe Basha bëri prezantimet e veta dhe këshilli kombëtar votoi në bllok me ngritje dore, por shkarkimi u bë në bllok për shkak se braktisën kuvendin e datës 18 dhe morën pjesë në një kuvend ilegjitim. Ata u shkarkuan nga detyra por nuk humbën funksionin e tyre.

-Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij I kanë vënë Lulzim Bashës një afat, 5 janarin për të lënë zyrën dhe për tu larguar nga selia. Si do t’i përgjigjen I këtyre ultimatumeve?

-Që nga dita që dëgjova për këtë ultimatum, fillova të lexoja romanin Kështjellat dhe këto situata qesharake ndodhin në parti ku ka mbaruar të funksionuari parimet bazë. Do të doja që PD duhet të ishte perëndimore dhe si e tillë do të funksiononte në mënyrë legale. Në këto kushte zgjidhja më e mirë do të duhet t priste vendimin e gjykatës dhe nëse pranoheshin dhe nëse jo do të quhej një aktivitet informal dhe sipas statutit bëhet nul. Duhet të pritej nga Berisha që të mos bënte ultimatume të tilla qesharake. Ne mendojmë që PD nuk ka luksin të ketë një njeri non grata në krye. Kështu që mendoj se rruga që ka ndjekur Berisha është e dëmshme dhe negocimi duhet të ishte arma e parë dhe më pas ti shkonte gjykatës dhe pasi të dështonte aty duhet të ndalonte këtë aktivitet.

-Zoti Bejko janë dy statute të dorëzuara në gjykatë nga të dyja palët dhe pritet një vendim. A ka fuqi gjykata, ligji, për ta sfumuar këtë betejë mes Bashës dhe Berishës që ka zbritur deri në bazë?

-Nëse gjykata do të jetë e pavarur do të marrë një vendim. Berisha e di që do të marrë një përgjigje negative. Nëse Berisha ka vendosur ta zgjidhë me gjak, nëse ndodh gj në 5 do të jetë turpi i Berishës. Do vijnë të na qëllojnë ne dhe demokratëve, ta zgjidhi në mënyrë legale. Me ultimatume dhe kode zakonore kreshnikësh nuk zgjidhen. Këtu jemi në demokraci./MCN

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – U ekzekutua teksa po ecte në rrugë, kush është 35 vjeçari që “pagoi” për të të vëllanë në burg…
Artikull pasardhës: “Flururon” edhe një tjetër pankinë në Superiore, Ilir Daja dhe Partizani mbyllin bashkëpunimin mes tyre…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.