Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi në “Open” në Top Channel se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi. “E po ushqejmë gjithnjë e më shumë konceptin e një protektorati ndërkombëtar, ide që ka mbizotëruar edhe në fillimet e krijimit të shtetit shqiptar”, thotë ai.
I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike. “Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.