Raporto TI

“Nese me arrestimin e Llalles arrihet hapja e negociatave me BE, me arrestimin e Rames…”

Shkruan ne Facebook ish- ministri i Drejtesise Ylli Manjani: “Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *