Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Nëse ju ka skaduar kolaudimi i makinës tuaj, DPSHTRR ka një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

ShkodraWeb 2 years ago

Me VKM nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! (Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres!).

Ndryshimet e domosdoshme ligjore në Kodin Rrugor, pasi janë miratuar në dhjetor në Qeveri, do shqyrtohen nga Parlamenti dhe më pas do të vijohet me informimin e çdo zotëruesi mjeti rrugor!

Mjetet rrugore (të reja ose me km) që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik! (Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara!).

Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

DPSHTRR – MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes!

Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!).

Tarifat nuk ndryshojnë, cilësia PO! Si DPSHTRR, ashtu siç kemi punuar për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor, do të revolucionarizojmë edhe kontrollin teknik (kolaudimin)! Të gjithë të interesuarit për info e sqarime të tjera të na shkruajnë tek:

www.dpshtrr.gov.al

+355688015833

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor”, Lulzim Basha: Shkatërroi ekonominë, ne do sjellim shpresë
Next: Themeluesi i WikiLeaks nuk do të ekstradohet në SHBA, gjykata e Londrës vendos pro Julian Assange…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

1 hour ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

3 hours ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

1 hour ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

3 hours ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.