ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Nëse edhe një tjetër kryebashkiak del me “hije në biografi”…në vijim lajme “interesante” edhe për Qarkun e Shkodrës…

Siç ishte paralajmëruar prej ditësh, PD ka denoncuar sot një tjetër kryebashkiak socialist të dalë nga votimet e 30 qershorit. Pas Shkodrës, kryeqendër e Veriut dhe ndër bashkitë më të rëndësishme në vend, është denoncuar nga opozita kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Sipas PD-së ai ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për 12 vite, sipas sistemit TIMS, nga 2004- 2016, nuk ka udhëtuar asnjëherë të vetme drejt shtetit helen. Partia më e madhe e opozitës i ka kërkuar prokurorisë të nisë verifikimet për këtë kryebashkiak.

Vetë Kajmaku ka nxituar të reagojë “flakë për flakë” me disa dokumenta, që sipas gjasave i ka patur gati duke lënë të kuptohet se priste një denoncim nga PD-ja. Fjalën e fundit duhet ta thotë organi i akuzës por mund të ndodhë edhe si me Shkodrën që i interesuari direkt të largohet nga detyra për t’u përballur me Drejtësinë si “qytetar i thjeshtë”.

Në këtë rast të ri që lidhet me Dek.riminalizimin, dy janë mundësitë: Që PD të luajë me “blofin” pas suksesit me Shkodrën ose “të qëllojë sërish në shenjë”. Nëse ndodh rasti i parë, opozita humbet mjaft pikë dhe kredibilitet, sidomos pas bonusit të jashtëzakonshëm me rastin e Shkodrës. Po nëse PD vërteton edhe në këtë rast akuzat e saj?

Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqje si kryeministër! Nëse vërtetohet një rast i dytë për 30 qershorin në kuadër të Dek.riminalizimit, kthehet në rregull dhe nuk mund të konsiderohet më thjesht “rastësi” dhe nuk mund të justifikohet se “nuk e dija”. Logjikisht, do të vërtetohej teza e PD-së se “standarti i Ramës është ai i bashkëqeverisjes me k.rimin”. Edhe teoria e “fatit të keq”, ku në një thes me produkte të larmishme, sa herë që fut dorën nxjerr gjithmonë të njëjtin, nuk justifikon më. Sepse i bie që i gjithë “thesi” është i mbushur me…e kuptoni vetë!

Lidhur me dekriminalizimin, pritet të ketë zhvillime “interesante” edhe për Qarkun e Shkodrës. Prej disa javësh, në Jug të Italisë po vazhdojnë verifikimet për një kryebashkiak të votuar me 30 qershor. Natyrisht, dihet identiteti i tij, por për momentin nuk mund ta bëjmë publik. E kaluara e tij në vendin fqinj, po verifikohet përmes institucioneve ligjzbatuese italiane por edhe burimeve të tjera “alternative”. Një gjë është e sigurtë, këto ditë të nxehta të fundgushtit dhe fillimi i shtatorit, do të sjellin lajme vertetë “interesante”. /Shënim i ShkodraWeb/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.