
Kush e ka lexuar romanin “1984”, besoj e ka në kujtesë teknikën e famshme oruelliane “dy minuta urrejtje”, ku administrata publike në një shtet totalitar detyrohet cdo ditë të eksperimentojë ndjenja të forta urrejtje për armikun.
Një rutinë e përditshme, që në fund të rrëfimit arrin të shkatërrojë çdo qenie njerëzore, duke i bërë të paaftë për të menduar dhe dashuruar. Ngjashëm kanë filluar të më ngjajnë festimet e përjavshme në Tiranë, për 100 vjetorin e marrëdhënieve USA & Albania, si për të rrënjosur thellë dashurinë për partinë dhe urrejtjen për armikun non-grata.
Nëse e patëm vërtetë mbështetjen e Amerikës për një shekull, pse u lejua që Shqipëria të eksperimentonte formën më të egër të komunizmit për 50 vite? A mund të shtrohet kjo si pyetje apo quhet krim i mendimit?
Keqardhja më e madhe që ndjej është zhgënjimi brenda vetes, lufta me veten dhe me besimet e mia. Ky besoj është dëmi më i madh që po i bëhet shoqërisë shqiptare deri në mpirjen e plotë të trurit dhe zemrës … në pritje të instalimit të eksperimentit të radhës! /Nga Eli GOLEMI, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!