“Nëse arrestohet qytetari, nuk ka pse jo zyrtari…!”, ish- ministri i Drejtësisë komenton vendimin e gjykatës për Tahirin

Nëse arrestohet qytetari, për barazi para ligjit nuk ka përse jo zyrtari. Le të jemi të barabartë në padrejtësi të paktën”. Kështu deklaron ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës, e cila dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove ish-ministrin Saimir Tahiri. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani thekson se kritikat ndaj vendimit vijnë për shkak të ndjesisë së pabarazisë para ligjit.


MESAZHI I MANJANIT

Kam idenë, ndonëse të pa matëshme se shumica dërrmuese e kritikës ndaj vendimit të (mos)dënimit të Sajmirit vjen për shkak të ndjesisë së PABARAZISË para ligjit.

Kjo është një gjë e mirë, në të vërtetë. Kur shoqëria reagon ndaj pabarazisë shenjat janë të mira. Trajtimi i pabarartë i shtetasve nga drejtësia e bën këtë të fundit të padrejtë, të pabesueshme.

Dmth protestuesit apo denoncuesit ndaj pushtetit burgosen vetëm pak minuta pas protestës apo denoncimit. Ndërsa pushtetari që dyshohet për kr.ime të rënda mbetet i lirë.

Mbështet ShkodraWeb Media

Le pastaj ata që janë harruar në burgje, apo janë dënuar pa u ballafaquar edhe me një provë të vetme direkte. Ata janë tmerri dhe njëkohësisht turpi i drejtësisë sonë.

Ky realitet sigurisht kërcet! Njerëzit ndahen praktikisht në të mbrojtur dhe të pa mbrojtur. Kam qenë dhe mbetem përkrahës i drejtësisë që nuk burgos njerëz me dyshime, qytetarë apo pushtetarë qofshin! Drejtësia që nxiton të arrestojë njerëz, pa harxhuar fare kohë të provojë fajsinë, është e njëjtë me vetgjyqsinë.

Pa dyshim e pa drejtë!

Por nëse arrestohet qytetari, për barazi para ligjit nuk ka përse jo zyrtari. Le të jemi të barabartë në padrejtësi të paktën. Këtë thonë shumica e kritikëve. Dhe kanë të drejtë.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing