Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me heqjen e monumentit të “Shqiponjës” nga sheshi me të njëjtin emër në Tiranë. Në një postim në Facebook, Berisha bën një paralelizëm në mes heqjes së bustit të diktatorit në Tiranë në 1991 me heqjen e simbolit të “Shqiponjës”. Berisha shkruan: “Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi bis hakmerret per atin e tij shpirteror, xhelatin e shqiptareve Enver Hoxha, duke perseritur me Shqiponjen, simbolin e kombit, rrezimin e saj me litar! sb”.