Sipas informacionit te NJVKSH- së Shkodër, situata epidemiologjike në territorin e Qarku Shkoder, gjate 24 oreve te fundit nga mostrat e marra dje, rezulton: 9 mostra pozitiv në Shkodër, ku 3 raste janë të kontakteve të Poliklinikës dhe Sigurimeve Shoqërorë, ndërkohë që testimet e tjera të këtyre dy institucioneve kanë dalë negative, 4 raste jane referime nga Spitali Rajonal , 2 raste janë raste të reja të referuara nga mjeku i familjes.
Nga këto 3 raste u shtruan në Tiranë në spitalin Covid- 19. Ndërkohë që vetëm në Shkodër janë marrë 32 tamoponë dhe janë dërguar në ISHP në Tiranë. Në total në Bashkinë Shkodër kemi 149 pacientë të prekur me Covid – 19. Në nivel Qarku, shkon në 154 numëri i të infektuarve Covid-19.
Sot u moren 49 tamponë në nivel Qarku dhe u derguan në ISHP në Tiranë. Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara nga NJVKSH- në në Bashkine Shkoder.
Nga Spitali Rajonal Shkodër informohet se 24 oret e fundit jane trajtuar 76 raste nga urgjenca, jane 4 raste te dyshuar per Covid-19, te cilet po ndiqen sipas protokollit. /ShkodraWeb Media/
