Në një deklaratë jashtë selisë blu, Paloka njoftoi se synimi i parë është rrëzimi i Ramës e për këtë do të nisin protestat masive.
“Sot këshillit iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik të PD dhe këshilli ngarkoi strukturat drejtuese për organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm rrëzimin e qeverisë dhe Ramës. Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të Ramës, një qeveri kalimtarë të organizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe do të mbështet nga gjithë opozita e bashkuar”- tha Paloka.
Dy vendimet
Këshilli Kombëtar i PD-se ka dale sot me dy vendime te rendesishme. Burime nga PD bejne me dije se gjate mbledhjes pa pranine e mediave u vendos per zhvillimin e protestave dhe se dyti per nje qeveri kalimtare qe do te pergatise zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Këshilli Kombëtar vendosi:
· Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
· Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.