Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Nënkryetari i PD- së bën deklaratën e fortë: Nëse kjo ndodh me 30 qershor, unë jap dorëheqjen nga politika…

ShkodraWeb 4 years ago

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet me bindje të plotë se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën me 30 qershor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti i Republikës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Paloka lëshoi një deklaratë të fortë, ku tha se nëse kjo do të ndodhë “të mbahen zgjedhje pa opozitën”, atëherë ai do të largohet përfundimisht nga skena politike.

Gjithashtu Paloka foli edhe për makinën e djegur dje para Kuvendit, teksa e cilsoi si rast provokimi dhe përjashtoi faktin që opozita të ketë gisht në këtë skenar.

Sipas Palokës nëse do të vijohet kështu me revolta qytetare nga njëra anë dhe me arrogancë të qeverisë nga ana tjetër, pamje si të djeshmet, mund të bëhen rutinë.

“Nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo polici iu çon gaz lotsjellës qytetarëve në shtëpi, iu çanë koka dhe iu thyen këmbët. Nuk ka zot që ia lanë faturat. Policët nuk janë plagosur . Ata flasin për dhunë, pse? Sepse janë hedhur fishekzjarrë. Nuk ka pasur dhunë.

Gazetarët u dhunuan dhe u gjakosën, por edhe 15 qytetarë. Nuk ka ta të drejtë ta përdorë gazin në protesta të tilla. Këto nuk kemi ku t’i verifikojmë, sepse Prokuroria, gjykata dhe policia janë të Ramës dhe të qeverisë. Gazi është hedhur kur Basha po fliste para mediave. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Të jenë të bindur se nesër një më një do të mbajnë përgjegjësi. Nesër asnjë nuk do të harrohet. Nesër do të japin llogari së bashku me shefin e tyre.

PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dhe është shprehur se djegia e makinës ka qenë një provokim dhe makina ka qenë siç rezultoi me targa false, që rezulton e një makinë tjetër e regjistruar në Sukth. Kështu siç po shkon puna, këto pamje do të jenë normale në rrugët e Tiranës. Policia duhet të ruajë rendin dhe sigurinë dhe të kapë grabitësit. Si ikën grabitësit, si u zhdukën? Ato duhet të kapë policia, po ato nuk i kapë dot sepse i ka në parlament. Siguria shkelet çdo ditë nga qeveria dhe jo nga qytetarët.

Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politike nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, tha Paloka./Balkanweb/

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO/ “Rama s’ka moral të burgosë popullin…”, PD i përgjigjet mazhorancës: Askush s’na ndal…
LAJM PAS: “Ta mori burrninë Rama…”, ish- deputeti i PD- së sulmon ashpër ministrin e brendshëm: Eh mer Minister Lleshi, si do të ikësh…!

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

13 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

17 hours ago
FOTOLAJM – “Me ekipin fitues të 14 Majit!”, Bardh Spahia prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të Shkodrës
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Me ekipin fitues të 14 Majit!”, Bardh Spahia prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të Shkodrës

18 hours ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.